SHBA do të lejojë shtetasit amerikanë të pajisen me pasaporta neutrale lidhur me përkatësinë gjinore. Kjo masë bëhet në vazhdën e politikave për respektimin e orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Shtetasit e SHBA-së që nuk e identifikojnë veten as si meshkuj as si femra, pra jobinarët, ndërseksorët, diversët ose ata që janë të pasigurt për gjininë që kanë, do të kenë duke filluar nga 11 prilli mundësinë që në pasaportat e tyre të kenë X-in si shenjë në vendin ku shënohet gjinia. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.
“Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët transgjinorë, jobinarë dhe ata që janë të pasigurt për gjininë e tyre janë përballur me pengesa të konsiderueshme për të udhëtuar të sigurt si brenda Shteteve të Bashkuara dhe nëpër botë,” tha Shtëpia e Bardhë.
Antony Blinken
Shtetasit e SHBA-së që bëjnë kërkesë për pasaportë tani e tutje nuk kanë nevojë të ofrojnë dokumentacion mjekësor për të dëshmuar se janë jobinarë, ndërseksorë ose ata të pasigurt për gjininë që kanë. Pasaporta e parë amerikane në të cilën në vend të M/F kishte shenjën “X” u lëshua në tetor të vitit 2021.
Reduktim i kontrolleve trupore në aeroporte
Mundësia për t’u pajisur me dokumente me gjininë X edhe në sektorë të tjerë, si p.sh. në librezat e sigurimit social, patentat për drejtimin e makinave etj, do të jetë duke filluar nga viti i ardhshëm”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.
Në aeroporte do të reduktohet numri i kontrolleve trupore
Edhe Enti për Sigurinë e Transportit (TSA), i cili është përgjegjës për kontrollin e sigurisë së linjave ajrore do ta heqë aspektin e kontrollit të gjinisë në rastet kur identifikon udhëtarët në pikat e kontrollit të sigurisë në aeroporte dhe do të reduktojë numrin e kontrolleve trupore.
Masat në fjalë vijnë vetëm pak ditë pasi guvernatorët e Arizonës dhe Oklahomës, nënshkruan ligje që ndalojnë sportistët transgjinorë të konkurrojnë në garet sportive të femrave në shkolla. Të drejtat transgjinore janë një nga çështjet e nxehta që politikanët dhe grupet lobuese po përdorin për të ndezur luftërat kulturore të Amerikës në vitin zgjedhor./DW/
Protesta