SHBA-ja dhe BE-ja për veprimet e Serbisë hegjemoniste po e fajësojnë Kosovën

November 6, 2022
min lexim

Askush nga ndërkombëtarët nuk ia tërheqin veshin Serbisë agresore gjenocidale dhe hegjemoniste, por fajin për tensionimin e situatës në Veri të Kosovës ia hedhin Kosovës, e cila e mbron rendin dhe ligjin, ndërsa Serbia kriminale në bashkërendim me Rusinë, grupet kriminale serbe dhe agjentët rusë, synon ta destabilizojë Kosovën.

As SHBA-ve dhe as BE-së nuk po ju bën përshtypje fakti që krimineli Aleksandër Vuçiq më 5 nëntor 2022, pas takimit me Listën Serbe, u takua me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirie, u takua me ambasadorët e Rusisë dhe të Kinës, dhe në bashkërendim me ta, u dha urdhër strukturave dhe grupeve kriminale serbë që t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës për ta tensionuar situatën në Veri të Kosovës.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq me nxitjen e serbëve në veri të Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës, që t’i zhveshin uniformat e policisë, që të largohen edhe punonjësit e gjykatave dhe të institucioneve tjera, kryetarët e komunave veriore dhe largimi i Dushan Rakiqit- ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, bënë hapin e radhës për rrezikimin e shtetit të Kosovës.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës deklaroi se, “është e qartë se Aleksandër Vuçiqi i ka gënjyer dhe i ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët, ai shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Ivica Daçiq zëdhënës i Millosheviqit tash ministër i Jashtëm, është më i përshtatshëm se ish-ministri i Informatave Aleksandër Vuçiq. Kjo është betejë e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”.

Vjosa Osmani- Presidente e Kosovës, deklaroi: “Tërheqja e ministrit, e deputetëve dhe e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe Policia e Kosovës është kundër demokracisë, sundimit të rendit dhe ligjit”.

Christopher Hill, pas takimit të Aleksandër Vuçiqit në Qeverinë e Serbisë me ambasadorët e Rusisë dhe të Kinës, pati një telefonatë me Vuçiqin.

“Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e plotë të drejtës ndërkombëtare, plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, duke theksuar, “Shqetësimin e serbëve në Kosovë dhe lëvizjen e njëanshme të Prishtinës, të cilat vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre dhe të gjithë rajonit”, deklaroi Aleksandër Vuçiqi, refren mashtrues dhe bajat me të cilin i gënjen në vazhdimësi SHBA-të dhe BE-në, sepse të gjithë e shikojnë se serbët në Kosovë nuk i rrezikon askush.

KFOR-i, lidhur me largimin e serbëve në veri të Kosovës nga institucionet e Kosovës, deklaroi, “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve, që të adresojnë dhe të diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri! Shprehni mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe kërkoni kompromise”.

Joseph Borell- Shefi i diplomacisë së BE-së, lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka kërkuar që, “Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, por edhe Kosova ta zgjat afatin për targat dhe ta formojë asociacionin”.

Kjo deklaratë kushtëzuese e Borell-it shpërfaq qartë e bindshëm se ky funksionar i BE-së është pro serb i dëshmuar.

Miroslav Lajçak emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me situatën e krijuar nga bojkotimi i serbëve të institucioneve të Kosovës, deklaroi se, “Jam plotësisht dakord me Mircea Geomo- zv/ sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, i cili ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të tregohen të përmbajtura dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e situatës”.

Ende perëndimi nuk e kritikoi Serbinë kriminale që i organizoi dhe i armatosi grupet kriminale serbe që mbrëmjen e 5 nëntorit shtinin me armë dhe brohoritnin: “U kthyem. Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi”.

Nuk e kritikuan Serbinë me asnjë fjalë për angazhimin e agjentëve rusë, apo për praninë e personave të panjohur në veri të Kosovës, apo për praninë e flamujve serbë dhe rusë në veri të Kosovës.

Ambasadori Hill u gëzua fort ditën që krimineli Ivica Daçiq u emërua ministër i Jashtëm i Serbisë kriminale, duke deklaruar se pret një bashkëpunim me Ivica Daçiqin.

E çfarë bashkëpunimi mund të ketë ambasadori Hill me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq -bashkëpunëtorë të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilët po e ndjekin rrugën e Millosheviqit, e të cilët moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ambasadori Hill nuk arriti gjer më sot ta detyrojë Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq t’i tregojë policët serbë, të cilët në vitin 1999 i plaçkitën dhe i vranë mizorisht tre vëllezërit Bytyqi- shtetas të SHBA-ve.

Ambasadori Jefrey Honevier, pas djegies së automjetit në Zubin Potok, më datë 2 nëntor 2022, deklaroi se, “SHBA-të dënojnë aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intimiduar ata, të cilët dëshirojnë t’i regjistrojnë makinat e tyre në RKS, këta keqbërës janë frikacakë dhe kriminelë”, duke e përsëritur edhe njëherë kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë implementimin e vendimit për 12 muaj, që targat RKS të mund të vendosen pas kësaj periudhe, duke theksuar se SHBA-të mendojnë se Kosova ka të drejtë të implementojë një ndryshim të tillë të targave”, thotë Hovenier.

Këtë në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojnë SHBA-të dhe BE-ja, nëse janë partnerë besnikë ndërkombëtarë të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Usyk firmos marrëveshjen

Story i radhës

Ky këngëtar anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë