Pa u arrestuar kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, kurrë nuk mund të ketë dialog të suksesshëm Kosovë- Serbi dhe as normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës paqedashëse dhe Serbisë kriminale.
Më 31 korrik 2022 një ditë para se të fillojë reciprociteti i Kosovës karshi Serbisë për targat e automjeteve dhe dokumenteve të identifikimit, Beogradi dhe Moska i urdhëruan grupet e bandave kriminale serbe në Veri të Kosovës që t’i bllokojnë rrugët, të gjuajnë me armë ndaj policisë së Kosovës, të maltretojnë, rrahin dhe grabisin shqiptarë nga Kosova që ktheheshin nga pushimet drejt shteteve të Evropës ku jetojnë e punojnë.
Mëngjesi i datës 1 gusht 2022 u gdhi me bilbordet në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në të cilat në gjuhën serbe dhe angleze shkruan “Mirë se erdhët në Asociacionin e komunave serbe”.
Kjo ndodhi edhe përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës të bashkërenduar me ndërkombëtarët që për hir të shtensionimit të situatës vendimi i Qeverisë së Kosovës të pezullohet për një muaj, gjer më 1 shtator.
E tërë kjo situatë u krijua si rezultat i vendimit legjitim dhe të drejtë të Qeverisë së Kosovës bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar para 11 viteve në Bruksel, për të cilën Qeveria e Kosovës paralajmëroi muaj më parë, dëshmon faktin se kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq janë duke e vazhduar pikë për pikë strategjinë e kriminelit Sllobosan Millosheviq të viteve të nëntëdhjeta të shekullit 20-të.
Kjo duhet të jetë kambanë e fuqishme për SHBA-të dhe BE-në se Vuçiqi dhe Daçiqi duhet të arrestohen menjëherë dhe të vendosen prapa grilave në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, për t’i zbardhur të gjitha planet dhe skenarët e kriminelit Sllobodan Millosheviq, me të cilin i kryen agresionet gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra dëshmi.
Na kujtohen grafitet shoviniste serbe të asaj kohe nëpër Beograd ku shkruhej, “Kosova është fshat i Serbisë do të zbavitemi bukur”, apo në Kosovë do të digjet toka apo rasti i pederastit Gjorgje Martinoviq, i cili e vendosi vetë në anusin e tij shishen e birrës, dhe Serbia kriminale ua hodhi fajin shqiptarëve në Kosovë edhe për këtë akt banal.
Serbët në Kosovë i thyenin natën varret serbe, ndërsa Serbia kriminale dhe i fajësonte shqiptarët. Serbia kriminale i armatoste serbët në Kosovë, se gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët, me të njëjtën metodë siç po vepron edhe sot.
Serbia kriminale asokohe i organizonte serbët duke i kërcënuar, ua paguante rrugën duke i mbushte autobusët dhe trenat me serbë nga Kosova për të protestuar në Beograd, se gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët.
Serbia kriminale e krimineli Sllobodan Millosheviq asokohe e kishin suprimuar administratën e Kosovës, arsimin e Kosovës dhe tërë organizimin institucional në Kosovë.
E tërë kjo gjendje e aparthejdit e krijuar në Kosovë i parapriu agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në vitet 1998/99., duke vrarë e masakruar afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, duke kryer 400 masakra, duke dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, duke rrëmbyer forcërisht 2643 shqiptarë nga Kosova, fati I të cilëve ende nuk është zbardhur, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën dhe duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë nga Kosova të marrin rrugën e eksodit.
Këtë gjenocid në Kosovë e ndërpreu NATO me bombardimet 78 ditore të caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe Malin e Zi, duke i dëbuar ushtrinë, paramilitarët dhe policët serbe nga Kosova dhe duke e çliruar Kosovën nga okupimi i Serbisë.
Aleksandër Vuçiq krimineli, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, asokohe ministër për Informacion në Qeverinë e Millosheviqit, të njëjtin skenar po e përdor edhe sot, sa herë që Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, vihet në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës, të ligjit dhe të Kushtetutës së saj, në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës në Veri të Kosovës.
E tërë kjo dëshmon se Joseph Borell- Shefi i diplomacisë së BE-së dhe Miroslav Lajçak- emisar i BE-ë në dialogun Kosovë-Serbi, nuk kanë gatishmëri dhe nuk kanë guxim t’i thonë stop Serbisë kriminale, destruktive dhe luftënxitëse karshi Kosovës.
Tolerimi i Serbisë kriminale e cila nxitën tensione në Kosovë. Deklaratat e kriminelit Aleksandër Vuçiqi se, nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës, se Serbia nuk hoqën dorë nga Kosova. Tentimi i vazhdueshëm i Serbisë kriminale për t’i mbuluar krimet e kryera në Kosovë, mospranimi i gjenocidit që Serbia e kreu në Kosovë, edhe pse ekzistojnë mijëra e mijëra dëshmi, e tërë kjo e bën të pakuptimtë dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
Kjo situatë shantazhuese e bën të domosdoshme që dialogu Kosovë-Serbi të ndryshohet rrënjësisht, e patam duke i zëvendësuar Joseph Borellin dhe Miroslav Lajçakun me dy persona tjerë dinjitozë, korrekt dhe të vendosur, duke i përfshirë edhe SHBA-të në dialogun Kosovë-Serbi, dhe e dyta, t’i vihet pikë dialogut teknik dhe të bisedohet për njohje të ndërsjellë.
Richard Grenelli teveqeli, pro serbi i dëshmuar njëri nga kreatorët e copëtimit të Kosovës së bashku me tradhtarët Hashim Thaçin e Vlora Çitakun.
Richard Grenelli teveqeli, me të cilin krekoseshin duke u fotografuar edhe Avdullah Hoti me Skender Hysenin, nuk nguroi që dje më 31 korrik, i frymëzuar nga tensionimi i situatës në Veri të Kosovës, me paturpësinë më të madhe të deklarojë se, “Kthejeni menjëherë Hashim Thaçin”, sepse për Serbinë kriminale dhe për tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi ishte kukull e lehtë për ta manipuluar.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij u ka mbetur kockë në fyt Serbisë Kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, nga kjo kthim prapa nuk ka.