SHBA falënderon Katarin për përpjekjet në lirimin e 2 shtetasve amerikanë në Afganistan

1 minut lexim

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan falënderoi Katarin lidhur me përpjekjet të cilat rezultuan me lirimin e 2 shtetasve amerikanë që ishin të burgosur në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve QNA të Katarit, Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrrahman Al-Thani.

Në bisedë krahas marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve u diskutuan edhe çështjet me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës Sullivan shprehu falënderimet e vendit të tij ndaj Katarit lidhur me përpjekjet të cilat rezultuan me lirimin e 2 shtetasve amerikanë që ishin të burgosur në Afganistan.

“Katari i është një partner i ngushtë i SHBA-së në përpjekjet e përbashkëta në Afganistan”, deklaroi Sullivan.

Më 21 dhjetor SHBA-ja njoftoi si një “tregues të vullnetit të mirë” lirimin e 2 shtetasve të saj të cilët ishin burgosur nga talebanët në Afganistan.





Story i mëparshëm

Türkiye, arrestohen 8 të dyshuar të FETO-s gjatë tentimit për të ikur në Greqi

Story i radhës

​Guardiola për De Bruyne: Ai ka një zjarr të ndezur brenda

Të fundit nga