shba do sulmoje hormuzin nese deshton armepushimi trump jo arme atomike 69eba7bf51d59

“SHBA do sulmojë Hormuzin nëse dështon armëpushimi”, Trump: Jo armë atomike

April 24, 2026
1 minut lexim

“Forcat e armatosura te SHBA-së po përgatisin plane emergjente për të goditur mbrojtjen e Iranit në Ngushticën e Hormuzit nëse dështon armëpushimi”.



Duke cituar zyrtarë amerikanë, CNN thotë se për momentin, fokusi është te neutralizimi i minave iraniane, te mjetet e sulmit shpejtë dhe kërcënimet bregdetare, me qëllim mbajtjen të hapur të kësaj rruge detare nga ku kalon 20% e naftës botëroe.

“Forcat e armatosura amerikane vazhdojnë t’i paraqesin opsione Presidentit Trump dhe të gjitha mundësitë mbeten në tryezë”, pohoi një zyrtar i Pentagonit. Trump vazhdon të pretendojë se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën.

Asnjë anije nuk mund të hyjë apo të dalë nga zona pa miratimin e Marinës Amerikane, këmbënguli ai në një postim në Truth Social, e mbyllur mirë, derisa Irani të jetë në gjendje të bëjë një marrëveshje!!!”. Trump nënvizoi po kështu se nuk ka ndërmend të përdorë armët atomike kundër regjimit të ajatollahëve.

“Nuk kemi nevojë për to. Pse duhet të përdor armë bërthamore kur ne tashmë e kemi dobësuar Iranin me mënyra konvencionale? Nuk do ta bëja. Askush nuk duhet të lejohet të përdorë armë bërthamore”, ishte komenti i tij. Ndërkohe, vetëm pak orë pasi Donald Trump njoftoi zgjatjen me tre javë të pushimzjarrit mes Izraelit dhe Libanit, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, u shpreh se ai “nuk është 100% i plotë”, edhe pse e pohoi se situata është “dukshëm më e mirë” krahasuar me periudhën para ndalimit të pjesshëm të luftimeve.

Danon shtoi se Izraeli do të vazhdojë të përgjigjet ndaj çdo sulmi nga Hezbollah. Sipas tij, çështja kryesore është nëse qeveria libaneze është në gjendje të zbatojë armëpushimin dhe të ushtrojë plotësisht sovranitetin e saj në jug të vendit, një zonë që nga muaji i kaluar është pjesërisht e kontrolluar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjatë një ofensive kundër milicive të Hezbollahut.

Disa zyrtarë izraelitë madje kanë përmendur mundësinë e mbajtjes së një pranie ushtarake të përhershme në një pjesë të madhe të Libanit jugor, në jug të lumit Lumi Litani.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mashtroi kater tetovare me dhenie te banesave me qira ngritet padi penale ndaj 24 vjecares nga shkupi 69eb968fb3262
Lajmi i mëparshëm

Mashtroi katër tetovarë me dhënie të banesave me qira: Ngritet padi penale ndaj 24-vjeçares nga Shkupi

perfundon konferenca e 20 te e nismes adriatiko joniane gashi forcojme fqinjesine e mire 69ebb16399a3a
Lajmi i radhës

Përfundon Konferenca e 20-të e Nismës Adriatiko-Joniane, Gashi: Forcojmë fqinjësinë e mirë

Të fundit nga

ShkoLartë