Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi për përfundimin me sukses të Konferencës së 20-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Nismës Adriatiko-Joniane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit infrastrukturor.
“Përfunduam me sukses Konferencën e 20-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Nismës Adriatiko-Joniane”, deklaroi Gashi, duke vënë në pah organizimin dhe rrjedhën pozitive të këtij takimi të rëndësishëm.

Ai theksoi se gjatë sesionit “Strengthening Regional Connectivity” u nënvizua rëndësia strategjike e projekteve infrastrukturore.
“Theksuam rëndësinë strategjike të thellimit të lidhshmërisë rajonale përmes zhvillimit të Korridoreve 8 dhe 10”, ka njoftuar Gashi.
Në përmbyllje, Gashi bëri të ditur se pjesëmarrësit miratuan një dokument të përbashkët dhe ritheksuan angazhimin për stabilitet në rajon.
“Miratuam Deklaratën e Përbashkët, përmes së cilës konfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Gashi.
Burimi: alfax.mk


