Shtetet e Bashkuara thanë se rruga diplomatike mbetet e hapur për t’i dhënë fund përplasjeve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ata u shprehën se rreziku i veprimit ushtarak rus ishte mjaftë i lartë për të garantuar tërheqjen e stafit të ambasadës amerikane nga Kievi.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pas bisedimeve me homologët japonezë dhe koreano-jugorë dhe pas paralajmërimit të Uashingtonit se ushtria ruse, e cila ka më shumë se 100 mijë trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mund të pushtojë në çdo moment.
Mirëpo, Moska e cila ka mohuar vazhdimisht se planifikon të pushtojë, i ka hedhur poshtë këto paralajmërime, shkruan Reuters.
“Rruga diplomatike mbetet e hapur. Rruga që Moska të tregojë se dëshiron ta ndjekë atë rrugë është e thjeshtë. Ajo duhet të depërshkallëzohet, në vend që të përshkallëzohet,” tha Blinken.
Ndryshe, në një telefonatë një orëshe gjatë ditës së djeshme, presidenti i ShBA-së, Joe Biden i tha Vladimir Putinit të Rusisë se Perëndimi do t’i përgjigjej me vendosmëri çdo pushtimi të Ukrainës, duke shtuar se një hap i tillë do të prodhonte vuajtje të gjerë dhe do të izolonte Moskën.