Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk duan ta kuptojnë realitetin se Kosova tashmë është shtet i pavarur pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.
Serbia kriminale dhe krimineli Alekandër Vuçiq të nxitur nga Rusia kriminale, me shpirtin e tyre okupues ekspansionist, Kosovën e konsiderojnë si pronë të tyre, por e mashtrojnë veten, sepse Kosova për mbrojtjen e integritetit të saj territorial, për mbrojtjen e Kushtetutës demokratike dhe të ligjeve të saj në të mire të tërë banorëve, nuk do ta pyetën kurrë Beogradin.
SHBA-të dhe BE-ja, e dine shumë mire se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
SDHBA-të dhe BE-ja, duhet tëjenë të prerë ndaj Serbisë krimiinale dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq, dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet t’i lejojnë të bëjnë kësi lojëra të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan.
Në Veri të Kosovës nuk ka banda të armatosura shqiptare, që gjuajnë me armë dhe eksplozivë, që i bllokojnë pikat kufitare dhe që e kërcënojnë pakicën serbe.
Në Veri të Kosovës kërcënon dhe sulmon vetëm Serbia kriminale nëpërmjet bandave të saj destabilizuese serbo-ruse.
Përgjegjësia për tensionimin dhe përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës bie mbi Serbinë agresore gjenocidale dhe hegjemoniste.
Nuk është demokratike, parimore dhe njerëzorë që për gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës të fajësohet Kosova, e cila angazhohet për zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit në të mirë të të gjithë banorëve.
Në Veri të Kosovës duhet urgjentisht të shtohet numri i policëve të Kosovës, i përforcuar edhe nga KFOR-i, EULEX-i dhe FSK-ja , që do të ishin garancë e sigurisë së tërë banorëve nga kërcënimet serbo-ruse.
Kjo do t’i tmeronte, do t’i izolonte dhe do t’i detyronte të largohen nga Veriu i Kosovës bandat e armatosura serbe, agjentët serbë e rusë, si edhe ushtarët e njësitit mercenar Wagner.
Kjo nuk do t’u lejonte hapësirë bandave kriminale të Serbisë dhe të Rusisë, që të sulmojnë me armë policët e Kosovë, ta sulmojnë me bomba EULEX-in, apo t’i frikësojnë e rrezikojnë me shpërthime apo me granata dore edhe gazetarët edhe banorët në Veriun e Kosovës, apo t’i barikadojnë pikat kufitare.
SHBA-të BE-ja dhe NATO, nuk e dënojnë Serbinë dhe grupet e saj kriminale që po e këcënojnë dhe sulmojnë Veriun e Kosovës, por në mënyrë uniforme deklarojnë se, “ U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i shmagin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë e stabilitetin”.
Dështimi i diplomacisë së SHBA-ve dhe i BE-së ndaj Kosovës
Arroganca dhe kryeneçësia e Serbisë kriminale në tensionimin e situatës në Veri të Kosovës, duke sulmuar me armë policinë e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese në Veri të Kosovës, duke mos e kursyer as EULEX-in.
Arroganca dhe kryeneçsësia e Serbisë kriminale për të mos e zbatuar kërkesën SHBA-ve dhe të BE-së për heqjen e barikadave në Veri të Kosovës, dëshmojnë se dilomacitë e SHBA-ve dhe të BE-së kanë dështuar dhe se domosdo se ndaj Serbisë kriminale duhen vendosur sanksione rigoroze.
Gabriel Escobar gabon rëndë duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit për themelimin e komunave serbe në Kosovë, kur dihet sesa i dëmshëm është asociacioni për Kosovën.
Janë anuluar shumë marrëveshje ndërkombëtare me rëndësi globale , e nuk po anuloheshka të anulohet kjo marrëveshje e nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Gabriel Escobar duhet ta fajësojë Serbinë kriminale për grupet kriminale në Veri të Kosovë, e jo Kosovën, sepse në Veri të Kosovës nuk ka shqiptarë të armatosur, por ka vetëm banda kriminale serbo-ruse të vendosura dhe të armatosura nga Serbia kriminale.
Kosova nuk duhet të fajësohet për provokimet, kërcënimet dhe sulmet që po i shkaktojnë grupet kriminle serbo-ruse në Veri të Kosovës.
Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hanovier, sëbashku me SHBA-të dhe BE-në, reaguan ashpër ndaj Serbisë kriminale vetëm pasi grupet kriminale serbo-ruse në Veri të Kosovës mbrëmjen e 10 dhjetorit 2022, sulmun me bombë një parullë të EULEX-it.
Kjo flet për menyrën e qasjes së vonuar dhe jo efektive të dilpomacive të SHBA-ve dhe të BE-së ndaj Serbisë kriminale.
Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, më 10 dhjetor 2022, deklaroi se, “U bëjmë thirrije Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensione”.
Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, nuk e fajëson Serbinë kriminale, e cila është e vetmja fajtore për çdo destabilizim në Veri të Kosovës.
Lars Gunnar Wigemark- Shefi i EULEX-it që ka për mision sundimin e ligjit në Kosovë, më 10 dhjetor 2022, deklaroi se, “EULEX-i i ka shtuar patrullat vëzhguese. Dënojmë sulmet me bomba dhe eksplozive . Është me rëndëi të ruhet qetësia, të tregohet vetëpërmbajtje dhe të hiqet dorë nga çfarëdo veprimi provokues, por nuk i fajësoi Serbinë kriminal dhe grupet e saj kriminale në Veri të Kosovës”.
Vetëm pas sulmit me bombë mbrëmjen e djeshme ndaj patrullës së EULEX-it, u kërkua të gjenden dhe të ndëshkohn autorët.
BE-ja, nëpërmjet të zëdhënësit të saj Peter Stano, më 10 dhjetor 2022, deklaroi se, është e shqetësuar për zhvillimet ne Veri të Kosovës dhe u bëri vërejtje të dy palëve të mos bëjnë veprime që çojnë te kjo situatë”.
BE-ja nuk e fajëson Serbinë kriminale, e cila është e vetmja fajore për çdo destabilizim që po ndodh në Veri të Kosovës.
Kjo tregon se dialogu Kosovë-Serbi në këto rrethana favorizuese për Serbinë kriminle dhe në dëm të Kosovës viktimë, nuk ka të ardhme të suksesshme.
Shihet qartë se edhe SHBA-të edhe BE-ja po e anashkalojnë Kosovën viktimë, karshi Serbisë kriminale, e cila tashmë 23 vite nuk po i pranon as krimet në Kosovë dhe as faktin se Kosovën e bëri shkrumb e hi në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99.
Opozita s’e ka dertin e Kosovës, por shpëtimin e hajnave dhe kriminelëve
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, në këto ditë të vështira që po i përjeton Kosova në Veri të Kosovës nga qasja toleruese e SHBA-ve dhe e BE-së, po i lëpijnë buzët dhe ëndërojnë ta rrëzojnë Qeverinë a Albin Kurtit, aspak për të mire të Kosovës, por për ta mbrojtur krimin, hajninë dhe pasurinë milionëshe të fituar me tradhti e korrupsion.
Kjo opozitë mjerane këtë e dëshmoi edhe me reagimet e saj ndaj situates së tensionur në Veri të Kosovës, duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit gjoja për keqmenxhin të situatës dhe duke mos e kritikur Serbinë kriminale provokuese dhe luftënxitëse.
Dihet mirëfilli se situata e tensionuar në Veri të Kosovës është pasojë e keqqeverisjes së kësaj opozite mjerane në 20 vitet e kaluara.
Qeveria e Albin Kurtit e palëkundur në të drejtën e Kosovës
Vitaliteti i kombit shqiptar i dëshmuar historikisht me shekuj pas tërë atyre gjenocideve shtazarake serbe, tregon se kombi shqiptar i ngjan një pyelli të shkrumur, por që shpejt e merr veten dhe rritet e vegjeton edhe më i bujshëm.
Vetë fakti se kombi shqiptar sot numerikisht ia kalon Serbisë kriminale për disa herë, është tregues i fuqishëm se, pa marrë parasysh favoret që i jepen Serbisë kriminale, kjo Serbi kriminale në një sulm të ri eventual ndaj Kosovës do të fshihet nga faqja e dheut.
Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, në këto rethana aktuale i mbetet që në bisedimet me Serbinë kriminale të mos pranojë asgjë të dëmshme për Kosovën, pavarësisht sugjerimeve dhe presioneve nërkombëtare.
Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, i mbetet që ta paditën sa më parë Serbinë kriminmale në Gjykatën Nfërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
T’i përgatisin dhe arkivojnë krimet dhe masakrat Serbisë kriminmale në Kosovë.
T’a përgatisin vlerësimin e dëmeve që Serbia kriminale i kreu në Kosovë për të kërkuar reparacionet.
Zoti dhe koha po punojnë për shqiptrët pa marrë parasysh sfidat dhe tradhtitë që po i shkaktohen Kosovës nga brenda dhe nga jashtë, sepse Kosova, Shqipëria, tërë trojet shqiptare, dhe tërë kombi shqiptar milionësh, mbeten faktorë të rëndësishëm strategjikë për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n në Ballkan, të dëshmuar për besnikëri, sinqeritet dhe trimëri.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO