shba demokratet braktisin takimin per epstein 69bbdbad67640

SHBA, demokratët braktisin takimin për Epstein

March 19, 2026
1 minut lexim

Deputetët demokratë u larguan nga një takim me dyer të mbyllura me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi dhe zëvendësin e saj Todd Blanche për trajtimin e dosjeve të Jeffrey Epstein.

Përfaqësuesi Robert Garcia tha se Bondi refuzoi të zotoheshte se do të respektonte një thirrje zyrtare për të dëshmuar publikisht nën betim, duke e quajtur takimin “një seancë të rreme”. Edhe Yassamin Ansari kritikoi formatin pa regjistrim e pa betim, duke thënë se zyrtarët dukeshin “më fajtorë për një mbulim”.

Largimi ndodhi pasi kryetari i komitetit James Comer bëri një koment përçmues ndaj një demokrates Summer Lee  gjatë debatit për zbatimin e thirrjes. Ai i kritikoi demokratët duke thënë se nuk bënë pyetje të rëndësishme, raporton AA, përcjell KosovaPress.

Epstein u gjet i vdekur në burg në qytetin e Nju Jork më 2019, ndërsa në vitin 2008 ishte dënuar në Florida për sigurimin e një të miture për prostitucion, një rast që kritikët e quajtën “marrëveshje favorizues”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

madrilenet i kane mposhtur gjithmone ne champions tani eshte koha per hakmarrje 69bbdb36352de
Lajmi i mëparshëm

Madrilenët i kanë mposhtur gjithmonë në Champions, tani është koha për hakmarrje

i vuri tritolin automjetit te agjentit te krimeve gjykata e lezhes le ne arrest me burg fatjon rriken cfare deklaroi 32 vjecari 69bbdd5165fa2
Lajmi i radhës

I vuri tritolin automjetit të agjentit të krimeve, gjykata e Lezhës le në “arrest me burg” Fatjon Rrikën, çfarë deklaroi 32-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë