SHBA, BE, Kosova dhe Korniza e re e dialogut, është lancuar nga Putini, Vuçiqi dhe Edi Rama

min lexim

-Kosova martire dhe shqiptarët fisnikë dhe paqedashës janë në trojet e tyre dhe në të drejtë e tyte.

-Kosova dhe shqiptarët e meritojnë rrugën më të shkurtër, më të lehtë për një të ardhme të lumtur pas tërë atyre përjetimeve të tmerrshme, sepse askujt nuk ia kanë bërë as edhe më të voglën të keqe.

Serbia agresore gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq jetojnë vetë me demagogji dhe mashtrime.

Korniza e re për dialogun Kosovë- serbi e cila gjoja u faturohet Emanuel Macronit dhe Olaf Scholzit e që përflitet këtyre ditëve, është kurth i përgatitur nga Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama dhe përbën balon provues për ta matur pulsin e SHBA-ve, BE-së dhe Kosovës.

Kjo u dëshmua edhe në fjalimin e Kriminelit Aleksandër Vuçiq në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator 2021, ku veç tjerash deklaroi se, “Serbia mbështet tërësinë territoriale të Ukrainës, dhe kritikoi shtetet anëtare të OKB-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e shkelur tërësinë territoriale të Serbisë. Ai shoi se, “ U bëj pyetje bashkëbiseduesve të mi udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë, që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë përgjigje racionale nga askush, tha ai, duke e cilësuat ndërhyrjen e NATO-s në virin 1999, për t’i dhënë fund shtypjes së shqiptarëve nga Serbia”. “Serbia me durim dhe vullnet të mirë është vënë në kërkim të një kompromisi për Kosovën”, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të BE-së, tha Vuçiq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminrlit Sllobodan Millosheviq harron qëllimisht se Serbia dhe serbët në Kosovë ishin okupatorë dhe se sovranitetin dhe tërësinë tokësore serbe duhet ta kërkojnë në Karpate, nga ku erdhën si hordhi të egra.

Siç përshkruhet në media, Korniza e re për dialogun Kosovë- Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja ka tri pika që Kosova nuk mund t’i pranojë qoftë edhe me jetë.

-Status special për Veriun e Kosovës. -Serbia të behet fuqi rajonale ekonomike dhe financiare pas ndihmës gjigande që mendohet t’i jepet.- Serbia garantohet për dhjete vite se askush nuk do t’ia kërkojë njohjen e Kosovës.

Sipas kësaj Kornize të re të supozuar, marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parashihet të nënshkruhet deri në mesin e vitit 2023.

Në fazën e parë Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, por do ta pranojë realitetin. Njohja e ndërsjellë do të vjen në rend pas 10 viteve, kur do të shqyrtohet pranimi në BE.

Sipas kësaj Kornize të re, Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë edhe në OKB-në. Pranimi i kësaj marrëveshje Serbisë do t’i sillte ndihmë ekonomike e financiare për ta bërë lidere në Ballkan.

Ndërsa Kosova sipas kësaj Kornize të re do të pranohej nga pesë shtetet që ende nuk e kanë pranuar.

Kjo Kornize e re, i shkon për shtati vetëm Serbisë kriminale, e cila është ngjitur për muri dhe e ka nuhatur se u ka ardhur fundi shantazheve, përkëdheljeve e nazeve të Serbisë agresore gjenocidale ndaj Kosovës viktimë.

Kjo Kornizë e re, paraqet kompromis maksimal ndaj Serbisë kriminale, atë që po e kërkon në vazhdimësi Serbia kriminale, kompromis që e nënshtron, dëmton dhe e shkatërron shtetin e Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal.

Kjo Kornizë e re, në mënyrë tinëzare do ta rehabilitonte Serbinë agresore gjenocidale për krimet e kryera në Kosovë, dhe do ta mundësonte mbulimin, harrimin e krimeve, gjë të cilën e kërkon edhe Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë vëllaçkoja i Aleksandër Vuçiq, i cili deklaron në vazhdimësi që krimet e Serbisë në Kosovë duhet t’ia lëmë të kaluarës, ndërsa Serbia kriminale thotë se gjoja krimet në Kosovë janë të sajuara dhe se Serbia nuk ka bërë krime në Kosovë.

Kjo Kornizë e re, do t’ia humbte Kosovës të drejtën të kërkojë që Serbia t’i paguajë reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë, kur e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Kjo Kornizë e re, do t’i krijonte mundësinë Serbisë kriminale, edhe pse ishte agresore gjenocidale në Kosovë, në të ardhmen të mund të kërkonte nga SHBA-të dhe NATO-ja dëmshpërblim për sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat i provokoi vetë Serbia, dhe që kishin për qëllim ndalimin e dëbimit dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve autoktonë në Kosovë.

Kjo Kornizë e re, që përflitet e tëra kundërmon tradhti dhe hile maksimale ndaj Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në vitet 1998/99, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, krijon favore të cilat aspak nuk i meriton dhe që i jepen Serbisë agresore gjenocidale, e cila i ka duart e lara gjer në bërryl me gjakun e shqiptarëve të Kosovës.

Kjo Kornizë e re për realizimin e së cilës lypset një periudhë e gjatë kohore, nuk është gjë tjetër veçse një kurth i rrezikshëm dhe manipulim diplomatik që Vladimir Putini, Alekandëtr Vuçiqi dhe Edi Rama, synojnë t’i bëhet Kosovës, dhe një favorizim maksimal që synohet t’i bëhet Serbisë kriminale, për ta bërë Serbinë Perandori të Ballkanit, gjë të cilën e kërkon edhe Edi Rama nëpërmjet “Ballkani i Hapur” dhe pazaret e pista që i bën për ta bërë Serbinë pronare edhe të portit të Durrësit.

Kosova shpreson që në të drejtën e saj ta ndihmojnë SHBA-të dhe BE-ja, por Kosovën do ta do ta ndihmojë edhe Zoti i Madhërishëm, i cili e ka në pëllëmbë të dorës tërë botën.

Puna e parë që është dashur ta bëjë Kosova e që nuk e ka bërë tashmë 22 vite, është aktpadia e Kosovës ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 19989/99.

Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës këtë aktpadi ndaj Serbisë duhet ta paraqesin sa më parë, sepse kjo aktpadi e shqetëson, denigron dhe e frenon Serbinë kriminale ndërkombëtarisht në shumë aspekte.

Siç e kam thënë edhe më parë në një shkrim timin, kjo aktpadi e ven Serbinë kriminale në situatën sikur qengjit t’ia vendosësh ujkun te dera e stallës.

Kosova ka nevojë për miq të sinqertë e besnikë të dëshmuar si Bill Clinton, Madlen Olbrajt, Vesli Clark dhe Riçard Holbruk.

Kanë kaluar 24 vite nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale, por edhe sa vite duhet të kalojnë që Serbia kriminale ta merr ndëshkimin e merituar.

Shqiptarët që janë kombi më besnik dhe më i sinqertë ndaj SHBA-ve dhe ndaj BE-së, megjithatë edhe sot po nëpërkëmben dhe po kërcënohen padrejtësisht.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet përfunduar sa më shpejt dhe pa i bërë lëshime, kompromise dhe lazdrime Serbisë kriminale.

Po qe se kjo Kornizë e re eventualisht do të përkrahej nga BE-ja dhe SHBA-të, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe e demokracisë botërore për zgjidhjen e një problemi të pastër si loti, ku në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale dhe në anën tjetër Kosovën viktimë.

Kjo Kornizë e re për dialogun Kosovë – Serbi, e lansuar nga Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, ka për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës, dobësimin e Shqipërisë dhe shtrirjen e ndikimit të Rusisë më Ballkan.

Kjo do të thotë përsëritje e Kongresit të Berlinit 1878, e Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913 dhe e Konferencës së paqes në Paris 1920, ku më shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit shqiptar mbetën të jetojnë pa dëshirën e tyre, në trojet e veta por në pesë shtete fqinje.

Korniza e re është rezultat i sjelljeve arrogante dhe mospërfillëse të Serbisë kriminale ndaj SHBA-ve dhe BE-së, i kërcënimeve të vazhdueshme ndaj Kosovës, i pozicionimit të Serbisë pro Rusisë në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, i mos vendosjes së sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë, i protestave pro Rusisë në Beograd duke kënduar himnin serb dhe himnin rus, i valëvitjes së flamujve të përbashkët serb dhe rus, i brohoritjeve “Ukraina është Rusi dhe Kosova është Serbi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të përjetshëm” e “Jo NATO”, që dëshmojnë aspiratat serbe dhe ruse Serbe ndaj Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij dhe Vjosa Osmani Presidente e Kosovës, janë e vetmja shpresë, se do të dinë që me argumente bindëse t’i dalin zot Kosovës dhe ta kundërshtojnë po qe nevoja edhe këtë Kornizë të re tejet të dëmshme për Kosovën.

Story i mëparshëm

Nora Istrefi publikon projektin e ri muzikor “Ciao”

Story i radhës

Rusia liron nga mobilizimi disa profesione

Të fundit nga