SHBA – balotazhi në Xhorxhia pritet të vendosë balancën përfundimtare në Senat

December 3, 2022
min lexim

Në zgjedhjet e nëntorit demokratët arritën të ruajnë kontrollin e Senatit amerikan. Por balanca përfundimtare e pushtetit do të përcaktohet nga balotazhi në shtetin jugor të Xhorxhias më 6 dhjetor. Votuesit do të zgjedhin mes Senatorit demokrat Raphael Warnock dhe sfiduesit të tij republikan, Herschel Walker.

Votuesit në shtetin jugor të Xhorxhias do t’i drejtohen kutive të votimit këtë javë, në një proces që mund të ndikojë në të gjithë vendin.

“Ndjej se do dal sërish i pari”, tha Senatori Warnock

“Pas asaj që ata i kanë bërë vendit në dy vjet, nuk kemi më kohë për të humbur”, tha kandidati republikan Herschel Walker.

Në shtetin e Xhorxhias, nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr 50% të votave kalohet në balotazh. Të dy kandidatët nuk arritën ta siguronin këtë shumicë në zgjedhjet e muajit nëntor duke e çuar shtetin e Xhorxhias sërish në votime, në një balotazh që do të përcaktojë nëse demokratët do të rrisin shumicën e tyre në Senat, me 1 votë më shumë, duke arritur 51 vende në total.

“Të kesh shumicën me një vend më shumë, është një diferencë e madhe”, thotë analistin Casey Burgat.

Nëse fiton republikani Walker, atëherë në Senat, demokratët do duhet të mbështeten sërish tek vota përcaktuese e Nën Presidentes Kamala Harris. Fitorja e kandidtit Warnock, thonë analistët, do t’u siguronte demokratëve një avantazh kyç.

“Ka rëndësi për përbërjen e Komisioneve. Do të përcaktohej agjenda, projekligjet dhe çështjet që do adresoheshin në senat”, thotë Amy Dacey me Universitetin Amerikan.

Si zoti Walker ashtu dhe zoti Warnock janë përballur me polemika mbi karakterin e tyre. Për demokratin Warnock janë ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e tij si qiradhënës, ndërsa republikani Walker është përballur me akuza se ka paguar ish-partneret e tij që të abortonin. Republikanët thonë se do të votojnë sërish për zotin Walker.

“Ai ka bërë gabime, por me rëndësi tani është e tashmja dhe e ardhmja e vendit”, thotë votuesja Amanda Douglas.

Zoti Warnock thekson faktin se demokratët do të mbrojnë të drejtën për abort dhe se ata po ndihmojnë rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Partia Demokratike dhe senatori Warnock përqëndrohen në çështje që shqetësojnë përditë amerikanët”, thotë votuesi Axel Hawkins.

Balotazhi i 6 dhjetorit shënon herën e dytë në dy vjet, që votuesit në Xhorxhia po luajnë një rol kyç në përcaktimin e kontrollit të Senatit amerikan./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Vota i jep vlerë çdo fitoreje”, deputeti i PD thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve: Zgjidhni emrat që do t’i prijnë betejës për të rikthyer bashkitë tek qytetarët!

Story i radhës

Kujdesi i tepërt dëmton fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë