Kujdesi i tepërt dëmton fëmijët

Fëmijët duhet nxitur që sa më shpesh t’i zgjidhin në mënyrë të pavarur problemet e tyre dhe nuk duhet gjithmonë t’i mbroni nga ndonjë zhgënjim i vogël, theksojnë ekspertët.

Kujdesi i tepruar prindëror, mund të çojë në depresion fëmijët, theksojnë psikologët britanikë.

Ata fëmijë të cilët janë mësuar të marrin çdo gjë që dëshirojnë, pa kurrfarë angazhimi, mendojnë që kanë të drejtë për çdo gjë mirëpo nuk dinë se si t’i realizojnë ato gjëra, sepse nuk janë mësuar me shkathtësinë e realizimit të qëllimeve.

Prandaj, fëmijët duhet nxitur që sa më shpesh në mënyrë të pavarur t’i zgjidhin problemet e tyre dhe nuk duhet gjithmonë t’i mbroni nga zhgënjimet e vogla, theksojnë ekspertët.

Prindërit gjithmonë duhet të tregojnë mirëkuptim për problemet e tyre dhe t’u ofrojnë përkrahje morale, por edhe t’i nxisin zhvillimin e aftësive të tyre për kalimin e pengesave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA – balotazhi në Xhorxhia pritet të vendosë balancën përfundimtare në Senat

Story i radhës

Fitorja e shtatë radhazi për kampionin

Të fundit nga