Asnjë nga armët që Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës nuk mund të përdoren për të nisur një sulm ndaj një vendi tjetër.
Kështu tha Shtëpia e Bardhë të premten.
Ajo theksoi se ato janë të destinuara për qëllime mbrojtëse.
Presidenti Joe Biden mori vendim për t’i dërguar armë Ukrainës, e cila qe tri javë ndodhet nën pushtimin rus.