SHBA akuza Kinës: Po tenton “të dëmtojë” sistemin gjyqësor amerikan

October 24, 2022
min lexim

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Kinën për ndërhyrje në sistemin amerikan të drejtësisë, teksa ka bërë të ditura paditë ndaj 13 shtetasve kinezë, që dyshohet se kanë punuar për agjencitë e Pekinit për spiunim.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka përmendur tri raste të ndryshme kur zyrtarë të inteligjencës kineze kanë shqetësuar disidentët, kanë tentuar të ndërhyjnë në ndjekjen penale të një gjiganti telefonik kinez, dhe u kanë bërë presion akademikëve amerikanë për të punuar për ta.

Këto raste kanë treguar se Kina “synon të ndërhyjë në të drejtat dhe liritë e individëve në Shtetet e Bashkuara dhe të minojë sistemin tonë gjyqësor që mbron këto të drejta”, ka thënë Garland.“Departamenti i Drejtësisë nuk do të tolerojë përpjekjet e një fuqie të huaj për të dëmtuar sundimin e ligjit mbi të cilin bazohet demokracia jonë”, ka thënë Garland në një konferencë për media.

Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pasi presidenti kinez, Xi Jinping ka siguruar një mandat të tretë në pushtet.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar Xi-në për atë që e konsiderojnë përpjekje të Kinës për të vjedhur pronën intelektuale të SHBA-së dhe për të shtypur disidenët politikë kinezë në SHBA.Në një rast të raportuar javën e kaluar është thënë se shtetasit kinezë dyshohet se kanë tentuar të detyrojnë një shtetas amerikan të kthehet në Kinë. Dy persona janë arrestuar, mirëpo pesë të tjerët – që dyshohet se punojnë për agjenci kineze të inteligjencës, janë në arratisur, me shumë mundësi në Kinë.

Në rastin e dytë, dy zyrtarë kinezë të inteligjencës, kanë tentuar të rekrutojnë punëtorë të Qeverisë amerikane për t’iu dhënë informacione të brendshme për rastin gjyqësor ndaj kompanisë Huawei.

Më 2019, Huawei është akuzuar për fushatë sistematike të vjedhjes së teknologjisë amerikane.

Në rastin e tretë është përfshirë një zyrtar i inteligjencës kineze që ka tentuar të rekrutojë akademikë në Shtetet e Bashkuara.

“Në të tria këto raste, dhe në mijëra raste tjera, ne kemi gjetur se Qeveria kineze është duke kërcënuar normat demokratike dhe sundimin e ligjit, teksa tenton të dëmtojë sigurinë ekonomike amerikane dhe të drejtat themelore”, ka thënë drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray. /REL/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia realizoi kontrolle në disa lokale të Shkupit, arrestohen tre persona

Story i radhës

Horoskopi 25 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga

ShkoLartë