shba 41 persona po monitorohen per hantavirus 6a06cb6b7744c

SHBA, 41 persona po monitorohen për hantavirus

May 15, 2026
1 minut lexim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar të enjten se në Shtetet e Bashkuara aktualisht po monitorohen 41 persona për hantavirus. Sipas autoriteteve, shumica prej tyre duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me të tjerët gjatë periudhës 42-ditore të monitorimit.



“41 personat vijnë nga tre grupe kryesore”, deklaroi Dr. David Fitter, menaxher i incidenteve në CDC.

“Së pari, pasagjerët që janë riatdhesuar së fundmi dhe tani ndodhen në Nebraska dhe Emory. Së dyti, pasagjerët që kishin lënë anijen dhe ishin kthyer në shtëpi para se të identifikohej shpërthimi. Dhe së treti, personat që mund të kenë qenë të ekspozuar gjatë udhëtimit, konkretisht në fluturimet ku ishte i pranishëm një rast simptomatik”, shtoi ai.

Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë monitorimin dhe vlerësimin e situatës për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne likove u mbajt kuvendi zgjedhor i deges se pdsh se ne kuader te pergatitjeve per kongresin ix 6a0648f138532
Lajmi i mëparshëm

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

e goditi dhjete here me thike derisa flinte prokuroria nis hetimet 6a06d58e0896c
Lajmi i radhës

E goditi dhjetë herë me thikë derisa flinte, prokuroria nis hetimet

Të fundit nga

Irani vendos nëndetëse në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se ka dislokuar nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rriten. Bëhet fjalë për mjete detare të zhvilluara posaçërisht për ujërat
ShkoLartë