ne likove u mbajt kuvendi zgjedhor i deges se pdsh se ne kuader te pergatitjeve per kongresin

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

May 15, 2026
1 minut lexim
IMG 5317 scaled 1

Në degën e Likovës është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Në një atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, janë zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të partisë. Gjithashtu, është miratuar edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së.

Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe nevojën për angazhim të përbashkët në forcimin e partisë.

Kuvendi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie, duke dëshmuar mobilizimin dhe përkushtimin e strukturave të degës së Likovës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv kryeministri i pare bekim sali pret ne takim investitore nga kina dhe biznesmene shqiptare 6a0647a40c08d
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali pret në takim investitorë nga Kina dhe biznesmenë shqiptarë

shba 41 persona po monitorohen per hantavirus 6a06cb6b7744c
Lajmi i radhës

SHBA, 41 persona po monitorohen për hantavirus

Të fundit nga

Ahmeti: Në këto 24 vjet kemi punuar me dinjitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se partia shënoi 24-vjetorin e themelimit në një aktivitet të organizuar në Parkun e Qytetit në Shkup, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë
ShkoLartë