e goditi dhjete here me thike derisa flinte prokuroria nis hetimet 6a06d58e0896c

E goditi dhjetë herë me thikë derisa flinte, prokuroria nis hetimet

May 15, 2026
1 minut lexim
uploads thumbs resize 800x420 431230 1

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 33-vjeçarit për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale – vrasje gjatë kryerjes së dhunës në familje, përkatësisht e kualifikuar sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Dje në mëngjes, i dyshuari ia mori jetën ish-partneres së tij me të cilën kishte katër fëmijë të mitur. Pasi u sigurua se babai i saj nuk ishte në shtëpinë ku jetonte gruaja, i dyshuari hyri në shtëpi ndërsa ajo po flinte, iu afrua viktimës dhe e goditi me thikë dhjetë herë në trup, nga e cila ajo vdiq menjëherë.

“Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Manastir për të përcaktuar një masë paraburgimi për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku që ai të arratiset”, thuhet në njoftim.

Ndaj kësaj vrasjeje, reagoi Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi, duke e cilësuar rastin si femicid dhe si një tjetër dëshmi të përkeqësimit të sigurisë për gratë në Maqedoninë e Veriut. Në reagimin e tyre, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një trendi shqetësues të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në vend.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba 41 persona po monitorohen per hantavirus 6a06cb6b7744c
Lajmi i mëparshëm

SHBA, 41 persona po monitorohen për hantavirus

Të fundit nga

SHBA, 41 persona po monitorohen për hantavirus

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar të enjten se në Shtetet e Bashkuara aktualisht po monitorohen 41 persona për hantavirus. Sipas autoriteteve, shumica prej tyre duhet të

Irani vendos nëndetëse në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se ka dislokuar nëndetëse të vogla në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rriten. Bëhet fjalë për mjete detare të zhvilluara posaçërisht për ujërat
ShkoLartë