shba 3 te vrare dhe disa te plagosur nga sulmi me arme ne nje lokal 64e3607bd8b55

SHBA, 3 të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi me armë në një lokal

August 21, 2023
1 minut lexim

Tre persona humbën jetën dhe 6 tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një bar të nargjilesh në shtetin Washington të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së policisë, një person i armatosur sulmoi një bar nargjilesh në lagjen Mount Baker të Seattle në mëngjes herët.

Mësohet se dy meshkuj të moshës 22 dhe 33-vjeç, të cilët ishin shënjestër e plumbave në atentat, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një 30-vjeçare ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua.

Policia tha se gjashtë të plagosurit, janë të moshës 21 deri në 38-vjeç, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe të tjerët janë mirë.

Duke theksuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 armë, policia nuk ka dhënë informacione për të dyshuarit e mundshëm të sulmit.

Ndërsa emrat e viktimave nuk janë publikuar, shkaku i sulmit po hetohet.

Në një deklaratë me shkrim, kryebashkiaku i Seattle, Bruce Harrel, deklaroi se pavarësisht punës së palodhur të policisë, ka shumë armë ilegale që mund të shkaktojnë një “tragjedi” të tillë në qytet.





MARKETING

RENT A CAR

sega blen zhvilluesin e lojes angry birds per 776 milione dollare 64e36003d5fd1
Story i mëparshëm

Sega blen zhvilluesin e lojës Angry Birds për 776 milionë dollarë

pergjegjesia duhet te shkoje me lart denoncoi aferen e sterilizimit pano soko zberthen kontraten kostoja u rrit me 80 here si u reduktuan operacionet 64e3612c7dfa2
Story i radhës

“Përgjegjësia duhet të shkojë më lart”/ Denoncoi aferën e “Sterilizimit”, Pano Soko zbërthen kontratën: Kostoja u rrit me 80 herë. Si u reduktuan operacionet

Të fundit nga

ShkoLartë