Sega blen zhvilluesin e lojës Angry Birds për 776 milionë dollarë

August 21, 2023
1 minut lexim

Sega Sammy ka përmbyllur blerjen e zhvilluesit të Angry Birds, lojës shumë popullor të Rovio, për 776 milionë dollarë.

Marrëveshja filloi të qarkullonte në media në muajin Prill por të dyja kompanitë duhej të kapërcenin disa sfida rregullatorë.

Sega shpreson se blerja do të forcojë pozitat e tyre në industrinë e lojërave mobile edhe pse ditët e arta të Angry Birds kanë kaluar thuajse 15 vite më parë.

Megjithatë Angry Birds nuk është loja e vetme e Rovio. Kompania njihet për Sugar Blast dhe Small Town Murderes.

Edhe pse nuk janë tituj aq të famshëm, Sega merr diçka më shumë: infrastrukturën e gatshme për zhvillimin, publikimin dhe reklamimin e lojërave.

Do të thotë se prej kësaj përfitojnë edhe titujt e saj si Sonic, Samba de Amigo, Persona dhe Football Manager.

Krahas titujve aktualë, kompania me shumë gjasa do të vijojë me më shumë lojëra mobile Angry Birds. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan takon në Budapest delegacionin e BeH-së

Story i radhës

SHBA, 3 të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi me armë në një lokal

Të fundit nga

ShkoLartë