shawn mendes e ben publike lidhjen me te dashuren 6a73955c6d438

​Shawn Mendes e bën publike lidhjen me të dashurën

August 5, 2026
1 minut lexim

Shawn Mendes e ka bërë zyrtare lidhjen e tij me të dashurën, Bruna Marquezine.

Të martën, më 4 gusht, këngëtari i nominuar për çmimin Grammy festoi 31-vjetorin e të dashurës së tij me një dedikim emocional në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen, zemra ime”, shkroi ai në fillim të mbishkrimit.

“Ti je një dritë në çdo dhomë ku hyn. Pa u bërë shumë sentimental, ti ma ke ndryshuar vërtet jetën dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që të kam,” vazhdoi këngëtari 27-vjeçar.

Image

Postimi i Mendes përfshinte video të tij dhe Marquezine në Casa Amarela Providência, në Rio de Janeiro. Në videon e parë, aktorja dhe modelja pritej nga një grup fëmijësh të emocionuar, të cilët vrapuan për ta përqafuar. Në një tjetër video, Marquezine këndonte dhe kërcente, ndërsa fëmijët dukej se i këndonin këngën e ditëlindjes.

Postimi përmbante edhe shumë momente të lumtura të çiftit.

Për herë të parë u përfol se dyshja ishin në një lidhje në dhjetor të vitit të kaluar, sipas Page Six. Gjatë tetë muajve që pasuan, ata janë fotografuar së bashku në Shtetet e Bashkuara dhe në Brazil, vendlindjen e Marquezine.

Mendes mbahet në mend më së miri nga publiku kosovar prej vitit të kaluar, kur ishte headliner në festivalin Sunny Hill.

Kurse për fansat e Neymar Jr, emri Bruna Marquezine nuk duhet të jetë i padëgjuar. Modelja ishte në lidhje me futbollistin brazilian përgjatë viteve 2013-2018.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani perparim ne bisedimet me omanin per ngushticen e hormuzit 6a739494404c5
Lajmi i mëparshëm

Irani: Përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

pacientet neser ne proteste serish mungon terapia ne kliniken e onkologjise 6a7399536d8d3
Lajmi i radhës

Pacientët nesër në protestë, sërish mungon terapia në Klinikën e Onkologjisë

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë