Sharmante dhe në formë, dikur luante në klubin e njohur në Kosovë, ja ku gjendet sot

May 27, 2022
min lexim

Lenonora Halipi, ish portierja e klubit të hendbollit Prishtina, dikur në moshë të re mbronte me sukses në klubin me renome Prishtina.

Si sot i kujtohen përballjet derbi me Kastriotin e Ferizajt, Vjosën e Shtimes, Kosovën e Vushtrrisë etj.

Periudhë që si lojtare nuk do të harrojë kurrë, fitoret në fanellën e Prishtinës, gjeneratën e shkëlqyeshme të këtij ekipi dhe publiku që gjithmonë i jepte emocione!  Sharmante dhe në formë edhe sot.

Image

Tani, krahas ndihmës shëndetësore në spitalin ku punon ajo, jep tërë kapacitetin e saj duke u kujdesur për pacientët, gjë që merr gjithmonë lëvdata nga pacientët dhe shumë respekt nga stafi! 

E bukur, e qeshur dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar dikë si dikur kur ndihmonte klubin e saj për fitore të shumta drejt kampionit.

Image

Ajo ka dy profesione: Komunikimin dhe gazetarinë, e cila thotë se e ndihmon në çdo hap të jetës dhe infermierinë e të cilin e ushtron me shumë dashuri. 

“Kam punuar një kohë si gazetare ku kam mësuar shumë dhe jam ndje shumë mirë gjatë punës sime si gazetare tereni”, tha Leonora për gazetën “Bota sot”.

“Me pas u shkëputa për një kohë duke bërë krejt diçka tjetër, mjekësinë”, nënvizon Leonora. 

Image

“Me pëlqen të bëj ‘aventura’ në jetë, jam tip që jetoj momentin dhe kërkoj shumë nga jeta dhe nga vetja ime, mundohem të jap maksimumin në çdo gjë që bëj”, – ”thotë ajo.

Leonora u kthye në hendboll në dy vitet e fundit por kësaj radhe me ekipin mjekësore për të mbështetur Federatën e Hendbollit të Kosovës në garat ndërkombëtare.

“Kisha emocione pas kaq shumë kohe të kthehem në palestër por tani me uniformë dhe me autoambulancë, takova kolegë gazetarë, sportiste, që të gjithë me dhanë respekt dhe nostalgji! Mu duk vetja se tani do të filloj të mbroj sërish për Prishtinën time” – thotë ish portierja e hendbollit.

Image

“Do të doja që femrat në përgjithësi në Kosovë të ishin me të gjithanshme, të zojat në çdo profesion dhe të kenë më shumë guxim. Sporti të jep shumë vetëbesim dhe të ndihmon të jesh me mendjehapur! Arsimohuni dhe punoni fort për veten!”, përfundon Leonora, apo Lolita siç e thërrasin rrezaton pozitivitet dhe energji pozitive edhe sot sikur ne sallën e sporteve dikur!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Të huajt çmim më të lartë për karburantet sesa vendasit në Hungari

Story i radhës

U mbytën teksa ishin duke u larë në liqen, nxirren trupat e pajetë të dy të miturve

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë