Sharlatanët, halabakët,mashtruesit dhe hipokritet jane fatkeqësi për shoqërinë, por dhe cuditërisht ata gjithmonë kanë arritur dhe ia kanë dalë që të marrin vleresim dhe respekt nga shoqëria, duke u paraqitur sikur ata janë të dobishëm dhe sikur ata i shërbejnë shoqërisë.Madje shoqëria e manipuluar dhe e mashtruar prej tyre , në jo pak raste edhe i ka besuar e mitizuar shumë asish kësish halabakësh,mashtruesish, hipokritësh e sharlatanësh.
Ky a nuk ka qenë dhe a nuk është realitet në Shqipëri?!
A nuk janë këta të parapëlqyerit e pushtetit dhe të politikës sepse janë edhe servilë, sepse janë mashtrues e vetëmashtrues të mëdhenj; sepse pra janë njëlloj si politika, sepse janë edhe të korruptuar si ajo; sepse këta janë edhe mbështetja intelektuale, mediatike e publike e status quosë, e mosndryshimit dhe e mosprogresit.Sukses këta të tillët kanë sidomos në një shoqëri të kapur nga korrupsioni dhe të paemancipuar intelektualisht,civilizisht e demokratikisht.
Sharlatanët,mashtruesit, halabakët dhe hipokritët janë ata të cilët dukjen e kanë tjetër gjë si bamirësi, shpirtgjërësi, të ndershëm , të drejtë, patriotë e të pakorruptuar, por që botën e brëndshme dhe shpirtin e kanë tjetër gjë , e kanë të kundërtën: e kanë plot ligësi, urrejtje,pabesi, egoizëm , korrupsion, hipokrizi e djallëzi.
Me të tillë sharlatanë,mashtrues,hipokritë e halabakë është e mbushur dhe e këcënuar edhe demokracia madje më shumë në majë dhe në kulm, domethënë në pushtetin e saj.
Sharlatanë, halabakë, hipokritë e mashtrues janë edhe fallcopatriotët, janë edhe ata të cilët mundohen që paaftësinë dhe dështimet e veta, egoizmin dhe xhelozinë e tyre ta maskojnë pas kritikave subjektiviste, nihiliste të pozicionuar e “të justifikuar” nga sëmundja e delirit dhe nga inferioritetit i tyre karshi aftësive dhe arritjeve të të tjerëve.Kur shioqëria ka shumë të tillë sharlatanë, mashtrues,hipokritë e halabakë të cilët kapin drejtësinë, qeverisjen , kompetencat , intelektualizmin , akademinë, patriotizmin, partitë, demokracinë dhe shoqërinë civile , ajo shoqërin e ka të vështirë të prosperojë , e ka të vështirë të qeveriset nga ligji e morali ,nga e drejta dhe e vërteta.