sharja e rende ne spektaklin e kaluar reagon per here te pare arbana osmani nuk doja ti rikthehesha temes 69fe58c5799a3

Sharja e rëndë në spektaklin e kaluar, reagon për herë të parë Arbana Osmani: Nuk doja t’i rikthehesha temës

May 8, 2026
min lexim

Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, pas incidentit të ndodhur në prime-n e së hënës, ku banorja Fabjola Elezaj iu drejtua asaj me fyerjen “k*çkë”.

Arbana zgjodhi t’i drejtohej publikut që në minutat e para të emisionit, duke theksuar se, edhe pse kishte menduar të mos e rikthente më temën, e pa të nevojshme të fliste pas reagimeve të shumta dhe diskutimeve të ndezura në rrjetet sociale.

“Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë që në fillim. Në fakt, kisha menduar të mos i rikthehesha temës, por duke parë gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë, veçanërisht këtyre ditëve, desha vetëm të them që mbështetja dhe dashamirësia ndaj një vajze nuk ka pse të sjellë linçim dhe denigrim për një vajzë tjetër”, u shpreh Osmani.

Prezantuesja kërkoi që publiku të jetë më i kujdesshëm me gjuhën e përdorur online, duke vënë theksin te gjuha e urrejtjes, sidomos kur ajo drejtohet ndaj konkurrenteve vajza, të cilat – siç tha ajo – janë pjesë e një “eksperimenti social të vështirë”.

Do t’ju lutesha të keni kujdes me gjuhën e urrejtjes ndaj të gjithë konkurrentëve në ‘Ferma VIP’, në mënyrë të veçantë ndaj vajzave të ‘Ferma VIP’, të cilat janë në një eksperiment social të vështirë. Natyrisht që herë pas here bëhen gabime, por në asnjë rast nuk duhet justifikuar gjuha e urrejtjes e këtyre ditëve në rrjetet sociale, që ka qenë vërtet e trishtë”, tha ajo.

Në vijim, Arbana nënvizoi se askush nuk është i pagabueshëm dhe se të gjithë, në një moment të jetës, mund të gabojnë. Ajo u bëri thirrje ndjekësve që të ruajnë etikën dhe respektin, duke kujtuar se konkurrentet janë njerëz me familje dhe me ndjenja.

“Ju lutem, krejt ju që jeni prapa tastierave, të keni kujdes, sepse janë vajza nënash, janë fëmijë baballarësh. Keni kujdes në mënyrën si shpreheni”, përfundoi Osmani.

Deklarata e prezantueses u pa si një thirrje e drejtpërdrejtë për të ulur tonet dhe për të frenuar linçimet në rrjete sociale, duke e zhvendosur fokusin te përgjegjësia e publikut dhe kufijtë e gjuhës që përdoret ndaj banorëve të një formati të tillë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bullgaria konfirmoi rumen radevin si kryeminister te ri 69fe575d14065
Lajmi i mëparshëm

Bullgaria konfirmoi Rumen Radevin si kryeministër të ri

zevendeskryeministri i pare dhe ministri per ceshtje evropiane bekim sali mori pjese ne koncertin e pianistes ruya taner ne shkup 69fe5ea2b762d
Lajmi i radhës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në koncertin e pianistes Ruya Taner në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë