Të gjithë këtë që kemi punuar në periudhën e kaluar në nivel qendror, por edhe në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale na mundësoi të kemi fillim të suksesshëm të vitit shkollor. Po fillojmë Po fillojmë me programet mësimore të reja për klasën e parë, dytë, katërt dhe të pestë, si dhe tekstet e reja shkollore që tashmë janë dorëzuar në të gjitha shkollat. Po fillojmë me 15% paga më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm, me rritje të numrit të asistentëve të arsimit për nxënësit me pengesa. Realizuam më shumë investime kapitale dhe e gjithë kjo e konfirmon përkushtimin tonë për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe konkurrues.
Në ditën e parë shkollore të vitit shkollor 2022-2023, këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri i cili pas hapjes së shkollës së re fillore në komunën e Ilindenit, i vizitoi edhe shkollat fillore “Naim Frashëri” në Tetovë dhe “Vasil Gllavinov” në Çair.
“ Fillim të mirë kanë nxënësitë që hyjnë në objektet krejtësishtë të reja shkollore. Në këtë vit ka disa . Shpresoj që në të ardhmen të ketë edhe më shumë në nivel vjetor, sepse vazhdimisht po e rrisim buxhetin e MASH-it në pjesën dedikuar investimeve kapitale”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se shkolla në Reçicë të vogël është njëra ndër investimet e ministrisë të cilat janë realizuar kohët e fundit në interes të të rinjve.
Fillim të suksesshëm Ju dëshiroj nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe udhëheqësve të të gjitha shkollave për fillimin me sukses të vitit shkollor, Ju dëshirojë shumë shëndet dhe vazhdimësi të mësimit në klasa, për të cilën, Siç theksoi , duhet të kujdesemi të gjithë së bashku, duke pasur parasysh se pandemia nuk është tejkaluar.
Vitin e ri shkollor e fillojn 255 mijë nxënës të klsave fillorë dhe të mesme. Në klasën e parë janë regjistruar 18 mijë nxënës.