Kuçi: Tre qendrat rajonale të arsimit dhe aftësimit profesional shndërrohen në qendra ekskluzive për arsimimin e kuadrove

May 23, 2022
1 minut lexim

Tre qendrat rajonale të arsimit dhe aftësimit profesional janë shndërruar në institucione arsimore lider për formimin profesional të nxënësve dhe qytetarëve dhe mbeten një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Aktualisht po bëhet rekonstruimi i dy qendrave rajonale, në Kumanovë dhe Ohër, ndërsa do të pasojë edhe tenderi për rekonstruimin e Qendrës Rajonale në Tetovë. Synimi ynë është që në kuadër të reformave të arsimit të mesëm profesional t’i zhvillojmë ato në qendra ekskluzive, inovative dhe relevante, ku do të arsimohen kuadro që do të përmbushin kërkesat e tregut të punës.

Kështu e theksoi zv/drejtori i AZGJ-së, Valmir Kuçi në mbledhjen e sotme të Grupit sektorial të punës për arsim, punësim dhe politikë sociale. Ai sqaroi se do të vijojë pajisja e qendrave si një nga kushtet për funksionalitetin e tyre dhe arsim cilësor, për çka Ministria e arsimit dhe shkencës do ta informojë Qeverinë, në mënyrë që mjetet të përfshihen në planifikimin buxhetor për vitin 2023.

“Sa i përket kuadrit mësimor në qendrat rajonale për arsim dhe aftësim profesional, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane, projektit E4E @ mk dhe UNDP-së, bëhen trajnime për përmirësimin e mëtutjeshëm të aftësive të tyre, sepse mësuesit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor”, theksoi drejtori.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bill Gates përdor smartfon me ekran me palosje dhe nuk është prodhuar nga Microsoft

Story i radhës

Drejtori Halili: Fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë