Shaqiri: Sindikata partner i fuqishëm i MASH-it

February 9, 2022
1 minut lexim

Ministri Arsimit Jeton Shaqiri sot pati takim me kryetarin e SASHK-ut Joakim Nedellkov ku diskutuan për vazhdimin e bashkpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimimt dhe sindikatës, për vazhdimin e bashkëpunimt vazhdimin e të gjitha proceseve reformuese,mbështetjen e drejtpërdrejtë të procesit mësimor dhe mësimdhënësve.

Sot në një takim pune me kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedelkov, diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Sindikata mbetet një partner i fuqishëm i MASH në realizimin e të gjitha proceseve reformuese, të cilat ndër të tjera parashikojnë forcimin dhe avancimin e kuadrit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar në vazhdimësi zotohet për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, gjë që është paraparë edhe me ndryshimet ligjore që janë në procedurë parlamentare.

Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional janë hallka më e rëndësishme në realizimin e procesit arsimor, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjekje maksimale për vlerësimin dinjitoz të punës së tyre dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë,deklaroi Jeton Shaqiri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: Fal qeverisjes së mirë kemi rritje të dyfishtë të rrogës minimale

Story i radhës

Sony përditëson konsolat PlaySation 4 dhe 5

Të fundit nga

ShkoLartë