Sony përditëson konsolat PlaySation 4 dhe 5

Përditësimi i ardhshëm i PlayStation 4 dhe 5 do të shtojë disa funksionalitete të reja aksesibiliteti në konsolat e Sony.

Në mesin e opsioneve të reja janë komandat zanore në PlayStation 5. Konsola e gjeneratës së kaluar, PS4, e ka pasur këtë funksionalitet që prej 2013-ës por tani do të ofrohet në konsolën më të fundit.

Fillimisht Sony ka nisur një beta në gjuhën Angleze në SHBA dhe Britani. Konsolat do ti përgjigjen komandës zanore “Hey Playstation.” Është një funksionalitet që mund ta çaktivizoni, por duke e mbajtur aktive mund të përdorni komandat zanore për të hapur lojëra dhe aplikacione të tjera apo të kontrolloni edhe luajtjen e përmbajtjeve media.

Përditësimi sjell funksionalitete aksesibiliteti siç është përpunimi i audios mono përmes kufjeve.

Si pjesë e të njëjtit përditësim, Sony do të ndryshojë mënyrën sesi grupet e bisedave funksionojnë. Do të njihen si “parties” dhe përdoruesit kanë opsionin për të vendosur nëse do të jenë private apo publike.

Nëse e lini hapur, jo vetëm që miqtë mund të hyjnë pa një ftesë, por edhe të ftojnë miqtë e tyre.

Një tjerët funksionalitet i PS5 sjell filtrimin e lojërave sipas zhanrit si dhe të mbani 5 prej tyre në ekranin Home për akses të shpejtë. Sony ka përditësuar dizajnin e kartave trofe dhe shtuar mbështetje për më shumë gjuhë në funksionin e leximit të ekranit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Sindikata partner i fuqishëm i MASH-it

Story i radhës

Bëhuni një herë bashkë shqiptarë

Të fundit nga