Shaqiri shkruan historinë, lojtari i dytë i Zvicrës që luan në katër Botërorë

Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës.

31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022).

Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018.

Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Karakteristikat! Çfarë e bën Shigjetarin unik dhe e dallon nga shenjat e tjera të horoskopit

Story i radhës

Klubi bullgar në Ohër / MPJ dënon sulmin!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish