Klubi bullgar në Ohër / MPJ dënon sulmin!

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin vandal që ndodhi mbrëmë, ku me armë janë dëmtuar dritaret e Klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin vandal që ndodhi sonte, më 23 nëntor, ku me armë janë dëmtuar dritaret e Klubit Qytetar në Ohër. Veçanërisht brengos fakti që këto aktivitete vandale përsëriten kohëve të fundit, duke e pasur parasysh se vetëm para disa ditësh më 20 nëntor, ishim dëshmitarë edhe të një akti vandal kur u thyen xhamat e klubit. Ngjarjet e këtilla janë plotësisht të papranueshme dhe janë në dobi të atyre të cilët janë kundër avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet dy vendeve dhe qëllimi i të cilëve është që të minohet integrimi evropian i vendit”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa më rigoroze dhe masa të veçanta për zbulimin e autorëve të këtyre akteve vandale, dhe njëherit të zbatojnë masa më të mëdha të parandalimit me qëllim që të sigurojnë kushte për zhvillim të papenguar të aktiviteteve të këtij klubi dhe të të gjitha klubeve dhe shoqatave të tjera qytetare.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë lirinë e barabartë të asociimit, për shkak të realizimit të të drejtave dhe bindjeve të tyre, gjë që është e garantuar me Ligj dhe Kushtetutë, dhe këtë shteti patjetër duhet ta sigurojë, si kandidat i denjë për anëtarësim në BE. Njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë qytetarët për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të të drejtave dhe lirive të të tjerëve, duke theksuar se karakteri multietnik i vendit tonë është një nga vlerat themelore të rendit kushtetues, i cili paraqet të drejtë dhe detyrim për secilin prej nesh”, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski për MIA-n konfirmoi se mbrëmë në orën 19 e 12 minuta në polici është bëlrë denoncim për një dritare të dëmtuar të zyrës së Shoqatës bullgare të locuar në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në qendrën tregtare Hamami në Ohër.

“Ekipet policore në kuadër të SPB Ohër dolën në vendin e ngjarjes me ç’rast është përcaktuar se në dritaren e derës së jashtme dhe xhami i vitrinës së zyrës i ka dy dëmtime të bëra me armë”, deklaroi Dimoski për AIM.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i PTHP Ohër, sipas udhëzimeve të së cilit merren masa për zbardhjen e rastit.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Shaqiri shkruan historinë, lojtari i dytë i Zvicrës që luan në katër Botërorë

Story i radhës

​Mungesë e vezëve në Britani

Të fundit nga