Shaqiri në takime në Forin ofis me drejtorin e Zyres për Evropë dhe ministrat e Arsimit nga Ballkani Perëndimor

May 24, 2022
min lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot në Londër realizoi takim me Xhulian Brajtuajt, drejtor i përgjithshëm për Evropë në Zyren për punë të jashtme, komonuelth dhe zhvillim në Forin ofisin e Qeverisë britanike në Londër dhe me ministrat e arsimit nga Ballkani Perëndimor.

Takimi, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, iu përkushtua arsimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. U prezantuan politikat e Mbretërisë së bashkuar ndaj Ballkanit Perëndimor,l posaçërisht në arsim me qëllim që t’u mundësohet nxënësve nga ky rajon të përfitojnë shkathtësi nga sferat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), arsimim, shkathtësi digjitale, programim, të menduarit kritik dhe zgjidhje të problemeve.

Në takim morën pjesë edhe ministrat e arsimit nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja e Hercegovina, si dhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Serbia.

Ministri Shaqiri foli për reformat në sistemin edukativ-arsimor në vend dhe theksoi se ndryshimet bazohen në analiza dhe hulumtime dhe janë rezultat i një procesi të gjerë konsultativ, me përfshirje të të gjitha palëve të prekura, përfshirë edhe të institucioneve dhe organizatave relevante ndërkombëtare.

Shaqiri theksoi se mbështetja e marrë nga ana e Qeverisë britanike është e rëndësishme dhe thelbësore dhe theksoi se duhet të shfrytëzohet momenti për impuls shtesë në investime, posaçërisht drejt mësimit të gjuhës angleze, higjienës kibernetike, zhvillimit të shkathtësive kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, rritjes së përfaqësimit të vajzave në TIK, inkluzionin e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore në sistemin arsimor, etj.

“Po bëjmë ndryshime thelbësore në arsim. Shkollat, mësimdhënësit, por edhe Byroja për zhvillim të arsimit vërejnë se mësimi më kreativ dhe interkonekcioni mes nxënësve dhe mësimdhënësve është shumë i rëndësishëm dhe çon drejt mësimit me të kuptuar. Kjo do të lehtësohet plotësisht me zbatimin e teknologjisë në arsim dhe prandaj po bëjmë përpjekje që të përmirësohet lidhshmëria me internet në shkolla si dhe të vihen në përdorim më shumë sisteme elektronike për mësim. Këto janë qëllimet që duam t’i arrijmë në periudhën në vijim në të gjitha nivelet e arsimit”, theksoi Shaqiri.

Sipas Shaqirit, Maqedonia e Veriut duhet ta ndjekë trendin global dhe t’i përgatisë të rinjtë për të ardhmen e bazuar në teknologji digjitale. Njëkohësisht, theksoi ministri, po punohet edhe në sigurimin e qasjes elektronike drejt sa më shumë shërbimeve arsimore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Delegacionet suedeze dhe finlandeze nesër në Turqi për të diskutuar rreth anëtarësimit në NATO

Story i radhës

(VIDEO) Kisha Ortodokse Serbe pranoi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë