Shaqiri: Këtë vit do të enovohen 4 shkolla në Gostivar

May 30, 2022
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re energjetike, ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është paraparë rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali” si dhe zëvendësimi i çatisë dhe pajisja e tërësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar”.

Këtë mes tjerash e bëri të ditur ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri pas vizitës në shkollën fillore “Goce Dellcev”.

“Për këtë Qeveri investimi i barabartë në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë urbane apo rurale dhe pavarësisht se kush i menaxhon, mbeten një nga parimet themelore. Për ne të gjitha komunat janë të barabarta dhe të njëjta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë dhe kanë të drejtë për kujdes të barabartë nga institucionet e sistemit.”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Me qellim te informimit me per se afermi me investimet e bera, pervec shkolles fillore “Goce Dellcev”, ministri Shaqiri vizitoi edhe shkollen e mesme te medicines si dhe ate teknike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri: Përmes fushatës “mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ”e kemi modernizuar konsiderueshëm arsimin e mesëm profesional dhe e kemi rritur atraktivitetin e tij

Story i radhës

KOK-u rrit mbështetjen financiare për sportistët në prag të Lojërave Mesdhetare

Të fundit nga

ShkoLartë