Shaqiri: Fuqizimi i gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor është fokus i i punës sonë

February 18, 2022
1 minut lexim

Gjithëpërfshirja në procesin arsimor të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe mundësitë për përmirësimin e këtij procesi ishte temë e diskutimit në takimin e sotëm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqirit me drejtorin e qendrës për autizëm . ,, Fluturo për jetë “- Tetovë,Fatjona Geci .

Ministri Shaqiri theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me implementimin e Konceptit të ri për arsimin fillor mbi bazën e së cilës integrohet gjithëpërfshirja,dhe kjo nënkupton më shumë përpjekje për përmirësimin e kushteve për edukumin e nxënësve me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e mundshme dhe atë me realizimin e potencialit të tyre të plotë.

“Këtë vit angazhuam 500 asistentë arsimorë për të mbështetur nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta fillore dhe ata nuk janë më barrë për familjet e nxënësve, por obligim i shtetit. Numri i asistentëve arsimor mund të rritet edhe më shumë , nëse e konstatojmë me analizën e nevojave të cilën e zbatojmë për momentin – potencoi Shaqiri.

Ai shtoi se përveç shkollave, rol të rëndësishëm në arsimin e nxënësve me nevojë të veçant arsimore ka edhe shoqëria, si një nga faktorët kryesorë të socializimit të kësaj kategorie të nxënësve .

Drejtori i Qendrës për Autizëm në Tetovë, Geci theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sistemit dhe organizatave të shoqërisë civile të cilët punojnë në këtë fushë duhet të përforcohet më tej, sepse të dyja palët kanë të njëjtin synim – të ofrojnë kushte më të mira për arsimimin e nxënësve me aftësi të kufizuara..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kapet me pistoletë, arrestohet 34-vjeçari nga Likova

Story i radhës

A munden NATO – ja ose Perëndimi të parandalojnë luftën në Ukrainë…?

Të fundit nga

ShkoLartë