A munden NATO – ja ose Perëndimi të parandalojnë luftën në Ukrainë…?

Siç mund të mësohej nga formulat ose doktrinat e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit (lëxo Natos dhe ish “Traktatit të Vatshavës”)-në kohën e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose dybllokiste në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e kishte arritur shifrën alarmante prej 5O megatonësh armësh të ndryshme nukleare ose atomike. E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo i binte 2O milion tonë eksploziv ose material radioaktivë për frymë njeriu ose për çdo kokë banori të globit tonë.

Ndërkaq, sot në kushtët ose rrethanat e reja të garave ose konfrontimëve të ndryshme multipolare ose subllokiste, supozohet se kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e tejkalon shifrën e 7O ose 😯 megatonëve. Për të mos thënë ketu se e arrinë shifrën trishtuese ose alarmante prej afro 1OO megatonëve të armëve të ndryshme nukleare ose atomike.

U mor vesh se pjesën me të madhe ose kryesore të armëve nukleare ose bërthamore, i kanë në dorë SHBA-së, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Plus India dhe Pakistani së bashku me Izraelin dh K.Veriore që i përkasin rangut ose kategorisë së dytë të fuqive nukleare ose atomike.

Ndërkohë që roli, misioni dhe ‘autoriteti global ose universal’ i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur është zbehur dhe zventuar shumë me rastin e “aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të sofistikuara”, gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit, të cilët, me në fund, kinse janë “shqetësuar, mobilizuar ose bërë bashkë” -kundër Rusisë dhe politikës së saj pushtuese (okupuse), militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste në Ukrainë.

Me fjalë tjera, Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, edhe pse”de jure”-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- ‘de facto’ janë të aneksuara ose okupuara ushtarakisht nga Rusia.

Pse (përse) ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t’i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t’i pret”fati” i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.

E tërë kjo, për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para “zonës ose vijes së kuqe” të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.

Se këndejmi, menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.

Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga” fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore ose nukleare (atomike) të Rusisë”, Presidenti rusë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës, në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të “Rusisë së Parë” (lëxo:” Kijevskaja Rasija”) të përkthyer në Rusinë e Madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj….

Të njëjtat skenare ose planimetri makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia, Turqia dhe disa vende të rëndësishme të Natos dhe UE-së, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo përmes “paralelëve, analogjive ose apologjive” të ndryshme aproksimative, aglutinative, ireverzibile, meskine, makabre, djallëzore ose tepër satanike në mes muslimanëve boshnjak (serbëve të turqizuar ose muslimanizuar) dhe “vëllezërve të tyre (shqiptar musliman) në Kosovë etj., në kuadër të puro-shtetit, “kazino kapitalizmit” dhe “popujve të ri artificial ose johistorik (“people without history”) të Kosovës dhe Herceg Bosnës në “zonën e gjelbërt” muslimane ose islamike të “kalifatit të ri” turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company! 

Kujto ose reflekto veç pak në : “Europe, Rusia and Turkia, new people’s without history, and the new colonial ecquality ” (….)

Pjesë e atyre skenarëve ose planimetrive kobzeza ose ugurzeza, sipas të të gjitha gjasave, janë, ose mund të jenë edhe politikanët dhe politikat aktuale, ditore ose periodike në Prishtinë dhe Tiranë.

Në këtë frymë të mesipërme “revolucionare, evolutive dhe historike”, Kosova nuk do bëhët kurrë anëtare e Natos, UE-së, OKB-së etj., pa i ndarë ose pjesëtuar gjysëm-përgjysmë (fifti-fifty)- “Trepçën”, Ujmanin dhe resursët ose pasuritë tjera me Serbinë, Rusinë dhe Turqinë…!?

Doktrinat dhe formulat e egra serbo-ruso-turke (plus fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit plak)-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, akoma (ende) janë aktuale dhe tepër reale dhe funksionale.

Jo rrallë, serbët dhe të tjerët, mbi ruinat ose gërmadhat e humbjeve ose disfatave të thella ushtarake ose luftarake, me ndihmën e të tjerëve, i kanë ngritur, skicuar dhe realizuara fitorën e tyre shtetrore, nacionale ose gjeografike nepër tryezat ose tavolinat e ndrydhme politike ose diplomatike.

P.S.

Ishte janari i vitit 1953. Tito kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit (Kroaci). Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se mbase origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë eventualr për planet që kishte në mendje Tito, por ai ua hoqi merakun shpejt :- Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit. Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e Jugosllavisë. Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila kurrë nuk kishte ekzistuar, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja e shqiptarëve drejt Turqisë. Pjesa tjetër e historisë njihet gjerësisht dhe detalisht. Sidomos periudha e egër e Rankoviçit, Dushan Mugoshë, Milladin Popoviqit, Koço Popoviçit, Gjillasit etj.

Ndaj, mëqe sipas asaj:’ fjalët e nxehta nuk i pjekin kurrë bukën as kulaçin’: Të kota ose fare boshe të dukën retorikat ose oratoritë e zjarrta populiste ose “patriotike” të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës, Donika Gërvalles-përballë jetës, veprës dhe personalitetëve të njohura luftarake (çlirimtare), epike dhe kalorsiake të Hashim Thaçit Ramush Haradinajt dhe komandantëve tjerë shqiptar të UÇK-së që shihen si armiqtë

ose kundërshtaret me të rrezikshëm dhe kryesor të Serbisë, Rusisë dhe të tjerëve

në Kosovë dhe me gjërë. E jo Kurti, Osmani, Gërvalla, Sveçla etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Fuqizimi i gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor është fokus i i punës sonë

Story i radhës

Panik e frikë, shihni se si era i hedh avionët nga njëra anë në tjetrën

Të fundit nga