Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri paralajmëroi në emisionin Click Plus se abetarja e përbashkët që po unifikohet në Shqipëri dhe Kosovë do të mbërrijë edhe në vendin tonë.
“Do të jemi pjesë e atij rrugëtimi për abetaren e përbashkët. Që do të thotë se do të jetë edhe në vendin tonë abetare të përbashkët. Të dyja shtetet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, kanë bërë thirrje për botimin dhe paraqitjen e autorëve të cilët kanë konkurruar, janë në procedurë. Pas publikimit të abetares atje së përbashkët, dhe më pas do të futet edhe në sistemin tonë arsimor”- tha Shaqiri.