Yll nga Kosova, Xherdan Shaqiri, pati një javë të pakëndshme, duke u zëvendësuar në minutën e 19-të në ndeshjen mes Chicago Fire e Dallasit.
Këtë javë, ylli i kombëtares zvicerane vizitoi klube të ndryshme në Chicago.
Klubi amerikan nuk ka dhënë ende ndonjë informacion të ri për dëmtimin e 30-vjeçarit.
Kjo tregon që vërtet nuk është aq serioz dëmtimi për futbollistin e Chicago Fire.
Pra, është shumë e mundur që futbollisti të kthehet në fushë në ndeshjen në udhëtim kundër Orlando Cityt, që luhet të shtunën, shkruan mes të tjera “20 min”. Para kësaj ndeshje, Shaqiri ka vizituar disa klube të tjera të Chicagos.
Ai mori një fanellë të hokejit nga klubi.
Më pas shkoi vizitoi yjet e basketbollit të Chicago Bulls.
Shaqiri ka pozuar i buzëqeshur në fushë, i veshur me një fanellë me emrin e tij.