Dritan Shano i ftuar në RTV Ora u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk është i rëndësishëm nga pikëpamje kulturore dhe ekomomike për BE-së.
Sipas Shanos, nga viti 2008 e pas nuk ka zgjedhje, por ka vetëm votime, pasi Shqipëri është një vend që ka 30 vite me të njëjtat fytyra politike.
Shano: E di më se nuk jemi perfektë dhe nuk jemi të rëndësishëm nga pikëpamje kulturore dhe ekomomike për BE-së. Duam shumë kohë që të rrumbullakosemi që të bëhemi evropianë. Rëndësia e rajonit të Ballkanit është vetëm gjeopolitike. Ekonomia nga Ballkani Perëndimor nuk është se pëson ndonjë hata të madhe. Evropa duhet të kthehet në ato momente emocionale kur u formua për integrimin e vendeve tona. Qeveritë tonë bëjnë sikur duan, por në fakt nuk duan që të integrohemi. Prandaj BE duhet të na fusë brenda dhe të na mësojë.
Edi Rama ka bërë një observim të saktë, por nuk është i drejtë lidhur me raportet ndërkombëtare. Ai është përgjegjësi dhe ai që nuk ka kryer detyrën duke mos lëvizur asgjë. Ne na thonë si regjim hibrid, pra ke një ngrehinë të institucioneve demokratike që nuk i ushtrojnë detyrat e tyre, por janë në funksion të një grupimi të caktuar që influencon politikën dhe median. Nga viti 2008 e pas nuk ka zgjedhje, por ka vetëm votime. Ne jemi një vend që ka 30 vite me të njëjtat fytyra politike. Nga 2008 e pas këta njerëz kanë çimentuar pozicionin e vet dhe nuk mund t’i lëvizësh dot.
Shano shtoi se raporti i Freedom House vlerëson se ne kemi qenë mbi regjimin hibrid dhe sërish jemi kthyer si një regjim hibrid ku ke vetëm etiketa dhe emra.
Shano: Raporti i Freedom House vlerëson se ne kemi qenë mbi regjimin hibrid dhe sërish jemi kthyer si një regjim hibrid ku ke vetëm etiketa dhe emra, por nuk ke funksione demokratike. Me këtë gjendje që kemi dhe këta bajlozë që nuk shkulen të gjitha raportet do të jenë njëlloj. Raporti thotë se në Malin e Zi dhe në Shqipëri nuk janë të besueshme dhe që janë po aq të korruptuara sa mazhoranca. Këto janë gjëra që ishim mësuar të mos i dëgjonim, por do të përsëriten non stop.