Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur i bindur se Kosova mund të bëjë më mirë dhe se për këtë, ai ka thënë se PDK-ja po angazhohet.
Këtë ai e ka deklaruar nëpërmjet një postimi në Facebook.
‘‘Me miqtë e mi të mirë dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm, Ilir Hasin, Arben Kuliqin, Agron Lekun, Kreshnik Thaçin dhe Salih Morinën.
Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë dhe ne angazhohemi ta bëjmë më mirë. Falënderoj secilin prej tyre për ndihmën e pakursyer në rrugëtimin e përbashkët për alternativën tonë!’’, ka shkruar ai.
Burimi: botasot.info