shala ngrit shqetesimin kosova po importon thengjill duke qene fuqi boterore me rezerva te thengjillit 64db50131ab68

Shala ngrit shqetësimin: Kosova po importon thëngjill, duke qenë fuqi botërore me rezerva të thëngjillit

August 15, 2023
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka quajtur skandaloz faktin që Kosova po vazhdon të importoj thëngjill, duke qenë fuqi evropiane e botërore me thëngjill.

Shala ka bërë disa pyetje publike për këtë situatë duke thënë se përgjigjen i di dhe duhet t’i jap vetëm kryeministri Kurti.

“Kosova Importon Thengjill – a ka mundësi edhe kjo të ndodh!? Në këto ditë pushimi, Qeveria nuk po stabilizohet assesi.
Sot nuk po i numëroj aferat politike e as ato ekonomike, si ato në sektorin e energjisë, rezervat shtetërore të grurit, vajit etj. Por sot po ngris shqetësimin ekonomik e logjik; Kosova është fuqi europiane e botërore me rezervat e thëngjillit, mbi 12 miliard ton lignite në tri bazenet: Ai i rrafshit të Kosovës, Ai i rrafshit të Dukagjinit dhe Ai i rrafshit të Drenicës. E fatkeqësisht, Feronikeli sot importon 10,000 (dhjetë mijë) ton thëngjill në muaj nga Mali i zi, për nevoja industriale të saj. Krejt kjo çmenduri ekonomike e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë e cila udhëheqë dhe menaxhon ndërmarrjen publike KEK. Pse Feronikeli importon thëngjill, e Keku nuk e furnizon me atë!? Pse po ndodh e gjithë kjo? Pse Feronikeli është pak kilometra nga Keku? Pse Feronikeli punëson mbi 800 punëtorë në linjë direkte, e mbi 1500 indirekte? Pse Feronikeli është në Drenas? Apo pse Feronikeli është ndërmarrje private dhe investitori i jashtëm? Këto përgjigje i din vetëm Kryeministri Kurti”
, shkruan Shala në reagim.

MARKETING

RENT A CAR

anija shqiptare butrinti shpeton ne detin egje 37 emigrante qe udhetonin ne 3 gomone 64db4df705ca3
Story i mëparshëm

Anija shqiptare ‘Butrinti’ shpëton në detin Egje 37 emigrantë që udhëtonin në 3 gomone

xhuli nura fokuson te pasmet ne imazhet nga pushimet luksoze ne mykonos 64db50169d3a9
Story i radhës

Xhuli Nura fokuson të pasmet në imazhet nga pushimet luksoze në Mykonos

Të fundit nga

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë