Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, është i mahnitur me garën e madhe në Saraj për pehlivanët.
Mbi 6 mijë shikues u kënaqën me këtë garë atraktive.
“Sot, këtë fundjavë, të gjitha rrugët të çonin në Saraj…
Në komunën e Sarajit, tradita po vazhdon me mundje popullore ose shumë më mirë e njohur si Pelivan, që është tradita jonë e pasur dhe shumëshekullore në trojet tona në Maqedoni.
Shaban Tërstena
Është kënaqësi të jem në këtë manifestim madhështor, për të cilin edhe unë kam dalë në mejdan dikur në këtë fushë të gjelbëruar shumë vite më parë, por tani vetëm dua të shoh me kënaqësi brezat e rinj të pelivanëve që kanë ardhur nga e gjithë Maqedonia dhe Turqia.
Por ishte kryesisht një spektakël edhe për 6000 shikues kur pelivanët dalin në fushë dhe të gjithë tregojnë forcën, teknikën e tyre dhe kush lufton me zgjuarsi fiton. Bravo ishte një organizim fantastik, çdo herë më mirë e më mirë”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.