Jo edhe gjithmonë shkon sipas parashikimeve, sporti është i tillë.
Atleti i talentuar i hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani, përkundër orvatjeve të tij, nuk arriti rezultatin e pritur në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Munih të Gjermanisë.
Kampioni i Evropës për U20, debutoi në garat e seniorëve duke fituar një përvojë të re.
Trajneri i tij, Shaban Ramadani, tha se do të punojnë me përkushtim për sfidat e ardhshme.
“Ditën e hënë përfunduan garat në Kampionatin Europian Munich 2022.
Me rezultat:18.26,1017 pikë të IAAF me të cilin nuk jam shumë i kënaqur, por duke e pas parasysh moshën dhe vitin e parë si senior po mundohem ta arsyetoj.
Tash vazhdojmë në garat tjera”, ka shkruar Shaban Ramadani në profilin e tij në facebook.