SHA ESM ndan 6 bursa për studentët e vitit të parë të universitetit të Tetovës

1 minut lexim

SHA EEM e vazhdon traditën për përkrahjen e studentëve më të mirë, me ndarjen e 6 bursave të reja për studentët e Universitetit të Tetovës, ndërsa i vazhdoi bursat për dy studentë nga viti i kaluar, të cilët në vazhdimësi i plotësojnë kushtet e parapara sipas marrëveshjes.

Bursat janë në shumë prej 8000 denarë në muaj dhe ndahen për 10 muaj gjatë vitit akademik. Financimi është planifikuar të zgjasë gjatë të gjitha viteve të studimit, me kusht që mesatarja e suksesit të studentëve përfitues të bursave gjatë studimeve të jetë mbi 8.0.

Me dhënien e bursave, SHA ESM si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ndihmon në përgatitjen e kuadrit që është me rëndësi të veçantë në tregun e punës. Kjo praktikë jep rezultate gjithnjë e më të mira dhe kontribuon në përparimin e arsimit dhe shkencës dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Putini ka rënë në dy gjunjë” – Ruzhdi Matoshi flet për deklaratën e bërë para 14 vitesh në Kuvendin e Maqedonisë

Story i radhës

Gjykata e Hagës nis hetimin për krime lufte të Putinit në Ukrainë

Të fundit nga