6
Shkup, 9 dhjetor – Në Sh.F “Llazo Angellovski” në Aerodrom nesër nxënësit i kthehen mësimit. Bojkoti i cili zgjati dy ditë u ndërpre pas vendimit të këshillit të prindërve në shkollë i cili pranoi vendimin që nxënësi problematik i klasës së tretë të mos ndjekë mësimin fizikisht, por onlajn deri në fund të gjysmëvjetorit të parë.
Për zgjidhjen e problemit, MASH-i formoi komision me përfaqësues të Qendrës për punë sociale ku në periudhën e ardhshme do të monitorojnë gjendjen dhe ekspertët do të punojnë me fëmijën që shfaq sjellje agresive, përfshirë edhe familjen e tij.
Problemi me nxënësin u aktualizua pas paralajmërimit se ai do të transferohet në Sh.F “11 Tetori” në Qendër. Bojkot filluan edhe prindërit e fëmijëve që mësojnë atje, ndaj drejtoresha e tërhoqi vendimin dhe pasi fëmija është dashur t’i kthehet mësimit në Sh.F “Llazo Angellovski”, bojkoti ka filluar edhe në shkollën amë.
Në zgjidhjen e problemit është përfshirë edhe MASH-i. Ministrja Vesna Janevska javën e kaluar tha se çdo fëmijë ka të drejtën e arsimimit e cila është e detyrueshme dhe se “fëmija nuk mund dhe nuk guxon të qëndrojë në rrugë”.
“Shteti është i detyruar së bashku me shkollat t’i mundësojë fëmijës të kalojë procesin edukativo-arsimor. Ministria do të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e këtij problemi edhe pse nuk është në ingerencat e saj. Kompetenca më të mëdha në këtë drejtim kanë komunat, shërbimet pedagogjike, shërbimet sociale dhe drejtuesit e shkollave”, ka thënë Janevska.
BURIMI: zhurnal.mk