Largimi i të rinjve dhe të rejave nga Kosova është një fatkeqësi për të cilën institucionet e shtetit po heshtin pa arsye. Përditë dëgjojmë lajme shqetësuese se nataliteti në Kosovë viteve të fundit ka ra në shkallën më të ulët. Statistikat tregojnë se nëpër fshatra dhe komuna numëri i nxënësve po zvogëlohet vite me radhë.
Po mbyllën paralele dhe shkolla nëpër disa fshatra ku ende jetojnë një numër i familjeve të cilat e kanë lidhur fatin me fshatin dhe bujqësinë. Sot nëse njeriut i duhen punëtorë të kualifikuar për ta kryer ndonjë punë vështirë se mund ti gjej. Po ashtu zejet [mjeshtrit] më të ndryshme të cilat ishin të njohura kudo në vendbanimet e fshatrave dhe qyteteve të Kosovës tani njeriu mund ti numëroj ne gishta dhe ka probleme për ta siguruar ndonjë mjeshtër të profesionit që kërkon. Për këto fenomene që po i ndodhin Kosovës e të cilat kërkojnë zgjidhje, deri më tani askush nuk po e qanë hallin.
Institucionet e shtetit që nga pas lufta nuk debatuan pothuajse asnjëherë në Parlamentin e Kosovës për parandalimin e migrimit të gjeneratës së re e cila po shpërndahet gjithandej shteteve të Evropës. Kjo është e pajustifikueshme për një shtet normal i cili pretendon të jetë i krahasueshëm me shtetet e rajonit. Deputetet dhe strukturat tjera të shoqërisë Kosovare po llomotisin nëpër foltoret e Parlamentit dhe nëpër studiot e televizioneve private [shumë të dyshuara] duke zhvilluar debat të kotë për Viza.
Fare të rrallë janë ata të cilët kanë vizion apo janë të preokupuar për zhvillimin e shtetit i cili nuk mund të ec para pa burimet e mirëfillta njerëzore, të cilat shkollohen dhe aftësohen me standarte që i kërkon shkenca dhe ekonomia Globale. Këto trende kanë ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë dhe vlerave në të gjitha segmentet e jetës shoqërore. Po shihet cilësia në Arsim dhe Edukim e cila është për tu dëshiruar. Po thuajse shumë e ngjashme është edhe gjendja në Sistemin Shëndetësorë ku përditë e më shumë po largohen mjekët dhe kuadrat e infermierisë.
Unë nuk di si mund të zhvillohet një shtet në të cilin Ndërmarrjet Publike vite me radhë krijojnë humbje duke kërkuar para nga buxheti i qeverisë. Këto fakte qëndrojnë edhe tani si në Minierën Trepça, në Post Telekomin e Kosovës, në Agjencitë e ndryshme si është Iber-lepenci, KEK-u ndërmarrje këto të cilat kanë përgjegjësi dhe obligim që të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm e ekonomiko shoqëror të Kosovës.
Të gjitha këto degradime [devijime] kanë ndodhur për shkak të papërgjegjësisë, mos dijes , jo profesionalizmit dhe keqpërdorimeve tjera të njerëzve të cilët kishin përgjegjësi për ti kontribuar vendit. Unë nuk e kuptojë se në kohën kur Kosova po kërcënohet vazhdimisht nga serbia dhe rusia duke shfaqur pretendime territoriale, se me largimin e të rinjve tanë nga Kosova në mënyrë të pa kontrolluar, rast nevoje se kush do ta mbrojë Sovranitetin e Shtetit të Kosovës.
Kjo nuk po u mjafton liderëve dhe partive politike dhe grupeve të ashtuquajtur “analistë” të cilët në mënyrë jo njerëzore po e helmojnë popullin duke sjellë përqarje gjithandej për interesat e tyre karrieriste dhe materialo financiare. Jetojmë në një epokë me plotë turbulenca ku po rrezikohet paqja dhe Siguria Globale. Andaj situata na obligon të gjithëve që të vedisohemi dhe ta ngrisim ndërgjegjen për vendin derisa nuk është bërë vonë.