sfida verdhezi ne cerekfinale te play offit 67f7cdca81195

Sfida verdhezi në çerekfinale të “play-offit”

April 10, 2025
1 minut lexim

Sonte do të zhvillohet ndeshja çerekfinale e “Play-off”-it të Superligës së basketbollit ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Sfida verdhezi pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh se kemi hyrë në fazën vendimtare të kampionatit.

Therandasit përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët kishin 14 fitore e 14 humbje.

Ylli është në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku përfunduan në pozitën e katërt, derisa pejanët në vendin e pestë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë edicion në elitë, ka fituar Ylli.

Sfida në Therandë pritet të jetë mjaft interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndeshja do të luhet sonte duke filluar nga ora 19:00.

Takimi i dytë zhvillohet të dielën në Pejë. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

aksionet e shtate kompanive me me vlere ne bote u rriten pasi trump nderpreu tarifat 67f7ccd498a26
Story i mëparshëm

Aksionet e shtatë kompanive më me vlerë në botë u rritën pasi Trump ndërpreu tarifat

macron paralajmeroi se franca mund te njohe shtetin palestinez ministri izraelit keto veprime nuk do te ofrojne paqen ne rajon 67f7d1868de4b
Story i radhës

Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë shtetin palestinez, ministri izraelit: Këto veprime nuk do të ofrojnë paqen në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë