macron paralajmeroi se franca mund te njohe shtetin palestinez ministri izraelit keto veprime nuk do te ofrojne paqen ne rajon 67f7d1868de4b

Macron paralajmëroi se Franca mund të njohë shtetin palestinez, ministri izraelit: Këto veprime nuk do të ofrojnë paqen në rajon

April 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka reaguar ndaj njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron se Parisi mund të njohë një shtet palestinez deri në qershor.

“Një njohje e njëanshme e një shteti imagjinar palestinez, nga çdo vend, në realitetin që ne të gjithë e dimë, do të jetë një çmim për terrorin dhe një nxitje për Hamasin. Këto lloj veprimesh nuk do të ofrojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë, por e kundërta: ato vetëm i shtyjnë më larg”. tha Saar në platformën X.

Gati 150 vende e njohin shtetin palestinez.  Në maj 2024, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njoftuan njohjen, të ndjekura nga Sllovenia në qershor, lëvizje të nxitura pjesërisht nga dënimi i bombardimeve të Izraelit në Gaza që pasuan sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Të mërkurën, Macron tha se Franca planifikon të njohë një shtet palestinez brenda disa muajsh dhe mund ta bëjë këtë në një konferencë të OKB-së në Nju Jork në qershor.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha Macron, i cili këtë javë vizitoi Egjiptin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sfida verdhezi ne cerekfinale te play offit 67f7cdca81195
Story i mëparshëm

Sfida verdhezi në çerekfinale të “play-offit”

gjykata liron nga akuza te akuzuarin per terrorizem 67f7d1fea5113
Story i radhës

Gjykata liron nga akuza të akuzuarin për terrorizëm

Të fundit nga

ShkoLartë