Do të zhvillohen sot ndeshjet e rrethit të pestë në grupet E,F,G dhe H të Ligës së Kampionëve.
Në disa ndeshje të këtyre grupeve sot mund të përcaktohen edhe skuadrat që do të kualifikohen tutje.
Nga ora 18:45 zhvillohen dy ndeshje. Në grupin E ballafaqohen Salsburgu me Chelsean, dy skuadrat lidere të këtij grupi dhe në rast të fitores së skuadrës angleze, ajo edhe do ta siguronte kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.
Sfidë shumë interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Benfikës dhe Juventusit. Skuadra italiane e ka vetëm fitoren si opsion pasi çdo rezultat tjetër do ta eliminonte nga kjo garë.
Vetëm për fitore ka nevojë edhe Milani që do të ballafaqohet me Dinamo Zagrebin në kuadër të grupit E. Skuadra e Piolit ka katër pikë, tre më pak se Chelsea si lider dhe dy më pak se Salsburgu i vendit të dytë.
Në grupin G përplasen dy liderët, Borussia Dortmundi dhe Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolas tashmë e ka siguruar kalimin tutje, ndërkohë që edhe gjermanët presin të konfirmohen në këtë rrugë pasi që tashmë dy ekipet tjera, Sevilla dhe Kopenhaga kanë vetëm nga dy pikë.
Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:
Salsburg-Chelsea
Sevilla-Kopenhaga
Benfika-Juventus
Celtic-Shakhtar
Dinamo Zagreb-Milan
Dortmund-Manchester City
PSG-Maccabi Haifa
Leipzig-Real Madrid