Sfida Ukrainë-Shqipëri, pritet me padurim

1 minut lexim

Një portugez i paafirmuar do të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Shqipëri. UEFA ka vendosur që duelin e parë të kuqezinjve të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ta gjykojë portugezi Luis Godinjo.

38 vjeçari, nuk ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane megjithatë UEFA i ka besuar takimin në Pragë që pritet të jetë i luftuar nga të dyja përfaqësueset, raporton A2.

Gudinjo do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Helder Filip, të gjithë nga Portugalia.

38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane

Story i radhës

Ishte kritikuar për vite me rradhë nga fansat për dhembët joestetikë! Johnny Depp mahnit me ndryshimin drastik në pamje! Ylli shfaqet me një buzeqëshje të re

Të fundit nga