Sfida e të gjitha qeverive: Pse nuk ka ndryshuar rroga minimale prej vitit 2011

June 6, 2022
1 minut lexim

Që nga viti 2011, në Kosovë nuk ka ndryshuar paga minimale, e cila momentalisht arrin vlerën prej 170 euro.

Arsimi Bajrami i quan militantë deputetët e PDK’së: Zhurma s’ka qenë asnjë…

Tash e disa vite punonjësit në Kosovë shpresat i kanë në ndryshimin e ligjit që do të përcaktonte pagën minimale.

E kjo deri tani në Kosovë është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç.

Ndërsa 170 euro i marrin të punësuarit mbi këtë moshë.

Qeveria e Kosovës miratoi projektligj i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.

Me këtë vendim, ora e punës duhet të paguhet së paku 1.5 euro.

Ligji për pagën minimale ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2011.

Prandaj, vlera e kësaj page është 170 euro – sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, më e ulëta në Evropë.

E nga Aleanca Kosovare e Biznesit, e cila në Këshillin Ekonomik Social përfaqëson bizneset, thonë se Këshilli ka ardhur në përfundimin se paga minimale duhet të jetë 250 euro neto.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se në bazë të një analize të bërë, shporta mujore e një familjeje katëranëtarëshe në Kosovë, kap vlerën prej 470 eurosh.

Në pagën minimale përfshihen punëtorët në sektorin e pastrimit, shërbyesit shtëpiakë, punëtorët e sigurimeve private e të tjerë.

Në sektorin publik, paga mesatare bruto është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Atdhe Hykolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se nëse çdo vit do të negociohej paga minimale, kjo pagë aktualisht do të ishte afro 450 euro.

Në bazë të Nenit 86 të Ligjit të punës, faktori kryesor që duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të pagës minimale, është kostoja e shpenzimeve jetësore, pastaj përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend./Ekspress

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Harry Bajraktarin

Story i radhës

Neutralizohen 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit

Të fundit nga

ShkoLartë