Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës së 32-të në La Liga ndërmjet Sevillës dhe Real Madridit.
Janë “andaluzianët” ata që kanë shkuar në pushim me epërsi prej dy golave.
I pari u realizua nga kroati Ivan Rakitic në minutën e 21’ dhe i dyti erdhi nga këmbët e argjentinasit Eric Lamela në minutën e 25’.
Me një fitore eventuale në këtë ndeshje, Sevilla do të vazhdonte ta mbante disi më të hapur luftën për titull të kampionit në La Liga.