Shefi i Sevillas, Monchi e pranon se ai dhe trajneri Julen Lopetegui e admirojnë mesfushorin e Real Madridit, Isco-n.
Mesfushori spanjoll duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me ‘Mbretërit’.
Sipas mediave spanjolle, Sevilla është futur seriozisht në garë për Iscon.
Monchi thotë se spanjolli është lojtar i mirë, por sipas tij, trajneri Lopetegui nuk ka thënë se e dëshiron Isco-n në skuadër.
“Nuk e kam dëgjuar Julen të thotë se e do Iscon. Ai ka thënë se është lojtar i mirë. Dhe nëse më pyesni mua, edhe unë them se ai është një lojtar i mirë”, tha Monchi për mediat spanjolle.
“Lopetegui e pëlqen Isco-n. Edhe unë po ashtu, por nuk ka asgjë”, theksoi i pari i klubit të Sevillas.